Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha, i ftuar në studion e News 24 për të folur për raportin e fundit të policisë italiane që ka evidentuar 363 parcela droge në Shqipëri, ka lëshuar një tjetër bombë e cila sipas tij implikon policinë e shtetit, e cila sipas tij dekonspiron aksion.

Sipas Hoxhës, dy muaj pas një investigimi që ai dhe stafi i tij ka bërë mbi parcelat e drogës në jug të vendit, ai është kërcënuar nga persona të ndryshëm të lidhur me drogën.

Por ajo që e bën më të rëndë situatën është se vetëm dy muaj pas këtyre kërcënimeve, informatori i cili i ka vënë në dijeni për këto parcela, është rrëmbyer në orën 23.00 të mbrëmjes dhe është ekzekutuar me një plumb në kokë, ku trupi i tij është hedhur në anë të rrugës.

Vetë Hoxha tha në News 24 se nuk do japë emra, por do flasë në shtator.

Por kush është personi për të cilin Hoxha flet në News 24 si i rrëmbyer dhe më pas ekzektuar dhe hedhur në rrugën nacionale? Dyshimet të çojnë te ngjarja e 19 dhjetorit 2015 në fshatin Miras i Devollit, ku jani Jani Kollçinaku, i njohur si Landi i Mirasit, u gjet i vrarë me plumb pas koke në anë të rrugës nacionale Korçë-Devoll, ku sipas hetimeve të policisë ai ishte rrëmbyer diku tjetër dhe ishte ekzekutuar në vendin ku u gjet.

5 COMMENTS

Comments are closed.