I ka dhënë fund hamendjeve me një deklaratë Ushtria Turke, në të cilën ka njoftuar se ndodhet tani në kontroll të pushtetit politik në vend.
Synimi ynë është që të rivendosim demokracinë dhe të drejtat e njeriut, thuhet në njoftimin ushtrisë për publikun e shokuar të Turqisë dhe botës.
Kjo është hera e parë, pas 36 vjetësh që ndodh një grusht ushtarak në Turqi, një ngjarje shumë më e shpeshtë gjatë Luftës së Ftohtë. (Ruben Avxhiu)

Oficerët gulenistë në ushtri? Ja dy thashetheme të fundit për grushtin në Turqi

Dy thashetheme kontradiktore janë përhapur gjithashtu.
Sipas njërit janë oficerët gulenistë në ushtri që po përpiqen të marrin pushtetin me forcë. Lëvizja Gylen ishte mbështetëse e madhe e Erdoganit në Turqi derisa themeluesi i saj dhe udhëheqësi islamist turk ranë në konflikt ideologjik, politik e personal me njëri-tjetrin.
Qysh atëhere Lëvizja Islamike me shkollat, qendrat dhe bizneset e saj kaloi nga e favorizuar në e diskriminuar. Erdogani e konsideron praktikisht terroriste këtë lëvizje. Udhëheqësi i saj është mërgimtar në SHBA.
Thashethemi tjetër është se kjo lëvizje në fakt është organizuar nga Erdogani vetë si justifikim për të marrë në kontroll total të ushtrisë së Turqisë.
Dikur ushtria turke ishte garancia e madhe e demokracisë së vendit, por dalëngadalë u kthye në një kontroll jopolitik i pazgjedhur mbi politikën e zgjedhur nga populli. Ndonëse kishte mbrojtur Turqinë nga rreziqet e perceptuara komuniste e islamike, Perëndimi e përshëndeti vendosjen e saj nën kontroll civil, nga qeveria e Erdoganit.
Megjithatë, një mëri e thellë ekziston mes shumë oficerëve të ushtrisë dhe islamistëve të Erdoganit, ndonëse pak mund ta mendonin një grusht të ri ushtarak në Turqi. Ky shihej më shumë si një dukuri e të kaluarës.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/deklarate-e-ushtrise-erdogani-ra-pushtetin-ne-turqi-tani-e-kemi-ne/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 55356 additional Info to that Topic: epavarura.com/deklarate-e-ushtrise-erdogani-ra-pushtetin-ne-turqi-tani-e-kemi-ne/ […]

Comments are closed.