Një ditë pas Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin me 126 vite për 9 personat e akuzuar për rekrutim të qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri, babai i Verdi Moravës këmbëngul në pafajësinë e të birit duke deklaruar se do ta kërkojë drejtësinë deri në Gjykatën Europiane në Strasburg.

Në një bisedë në studion e “Opinion”, përballë gazetarëve Ola Bruko dhe Edvin Parruca, Dielli Morava ka treguar edhe për jetën e të birit, që sipas tij është larg të qenit radikal. Gjyqin dhe dënimin ndaj 9 të akuzuarëve e ka kundërshtuar edhe Olsi Jazexhi, ekspert i çështjeve të lindjes së mesme.

Çfarë lidhje kishte me xhihadin djali jua?
Shprehja xhihad përmbledh shumë gjëra. Djali im u bë besimtar para disa viteve për shkak të një depresioni që kaloi. U bë besimtar dhe e frekuentonte rregullisht. Shtëpia ku banonte ndodhej mes 2 xhamive. Aty është njohur me imamin e asaj xhamie, dhe imami kishte një agjenci turistike. Djali nuk ka treguar gjatë kësaj kohe asnjë formë radikalizmi.

Akuza i lexoi 3 nene por asnjë prej tyre nuk qëndron gjatë 47 seancave që i kam ndjekur me vëmendje. Shteti në këtë rast po vret.

Pse e thoni këtë?
Po dënon njerëz të pafajshëm.

Pse jeni të bindur për pafajësinë e djalit tuaj?
Im bir është një tip filantropi. Ideja e tij është sa më tepër të ndihmojë njerëzit. Që i vogël ka dashur mjekësinë. Nuk qe fati të vazhdonte për mjekësi por mjekësinë e ka studiuar vetë aq thellë sa është një mjek pa diplomë. E vërtetuan edhe 2 mjekë dëshmitarë. Thanë që Verdi është i pasionuar pas mjekësisë dhe i kanë lexuar librat e tij. Kanë qenë shumë persona të thirrur për të treguar se si është Verdi. Prokuroria e bëri akuzën por nuk ka asnjë dëshmitar, asnjë provë. Unë nuk pretendoj që janë të gjithë të pafajshëm, engjëj. Aty ka edhe radikalë, por nuk duhet ta ngatërrojmë me terrorizmin. Me radikalët mund të punojë shoqëria. Mund të ketë radikalë, por nuk janë fajtorë për t’u dënuar. Drejtësia i vë një vulë vendit që ka grupe terroristë.

Ju thoni se prokuroria nuk kishte fakte?
I vetmi fakt që quajnë, është që djali im ka shoqëruar një plak në Rinas që e vizitonte për problemet shëndetësore që kishte dhe ai i kërkon ta shoqërojë në Rinas. Ai e ka shoqëruar 73-vjeçarin.

A ka qenë djali juaj në Siri?
Jo nuk ka qenë asnjëherë. Jo në Siri por as në Turqi nuk ka qenë asnjëherë. Tani do shkonte për një udhëtim turistik me të shoqen. Ka shkelje flagrante, shpresoj që drejtësia ta japë verdiktin e saj të pastër, ndryshe ky vend do shkojë në katastrofë, si vend pa timon. Shpresoj ta zgjidh në vendin tim, ndryshe do shkoj në Gjykatën Europiane.

JAZEXHI: KRIMI ËSHTË BËRË KUR NUK ISHTE KRIM
Ndërsa Olsi Jazexhi, ekspert i çështjeve të lindjes së mesme tha se krimi për të cilën akuzohen këta 9 persona është kryer në atë kohë kur nuk ishte ligji që e dënonte, pra kur akuza nuk ishte krim. Jazexhi tha se këta 9 persona po dënohen për t’u bërë shembull për të trembur të tjerët.

“Personat që janë dënuar edhe nëse krimi i tyre provohet, flitet për një krim të bërë para aprovimit të ligjit. Për aktivitete të personave në fjalë në vitet 2012-2013. Këtu disa njerëz trajtohen si të nënës e disa si të njerkës. Pse po dënohen personat në fjalë?! Personat në fjalë por dënohen për një mik. Fenomeni i radikalizmit të besimtarëve myslimanë nisi me pranverën arabe. Radikalizmi ishte diçka që u sponsorizua vetë nga Perëndimi. 9 besimtarët dhe 2 imamët mes tyre, nuk janë të vetmit që kanë shkuar në Siri. Ata po dënohen për t’i bërë shembull për të frikësuar komunitetin mysliman. Si konflikti sirian nuk është i vetmi ku po shkojnë. Kemi grupe mercenare shqiptare që luftojnë në Ukrainë kundër grupeve ruse”, tha ai.

Përveç kësaj, Jazexhi tha se gjyqi ka patur shumë parregullsi.

“Kam marrë pjesë në seancë, të pandehurit nuk kishin audio. Gjyqtarët nuk kanë arritur as ta lexojnë raportet. Nëse mbështetemi tek përgjimet është e vërtetë që kanë komunikuar me njerëz që kanë shkuar në Siri. Këto 2 xhami dhe këto 2 grupe besimtarësh ngaqë nuk janë nën ombrellën e komunitetit mysliman janë vendosur të bëhen shembuj. Kemi të bëjmë me standarde dyfishe. Qeveria i bën për të kënaqur DASH për të bërë një raport të mirë. Por nga ana profesionale është vendim i padrejtë, ekstrem. Këta njerëz që supozohen se kanë bërë agjitacion dhe propagandë janë dënuar. Ka fakte por këta njerëz akuzohen për diçka që kanë bërë kur nuk ishte krim”, u shpreh Jazexhi.

Ai theksoi se dënimi ekstrem e nxit radikalizmin dhe se këta njerëz duhet të edukohen dhe të integrohen në shoqëri.

“Dënimi me masa ekstreme nuk e heq radikalizmin por e nxit atë. Këta njerëz po shohin një padrejtësi të madhe që po iu bëhet si nga ana ligjore dhe politike. Nuk po them se këta janë engjëj, mund të ketë edhe në qeverinë e rilindjes nga ata që deri dje organizonin protesta për të shkuar në Siri. Imamët janë çmendur aty brenda sepse ka muaj që mbaheshin në izolim. Kështu dënimesh presim që të ndodhin në vende si Algjeria, Egjipti. Shoqëria shqiptare duhet të tregohet më tolerante dhe t’i radikalizojë ata nëpërmjet punës, edukimit jo me këto masa ekstreme”, tha Jazexhi.

 

12 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 83773 more Information to that Topic: epavarura.com/denimi-imameve-morava-asnje-prove-per-djalin-tim-jazexhi-e-beri-qeveria-per-te-kenaqur-ameriken/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 70201 more Info on that Topic: epavarura.com/denimi-imameve-morava-asnje-prove-per-djalin-tim-jazexhi-e-beri-qeveria-per-te-kenaqur-ameriken/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/denimi-imameve-morava-asnje-prove-per-djalin-tim-jazexhi-e-beri-qeveria-per-te-kenaqur-ameriken/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/denimi-imameve-morava-asnje-prove-per-djalin-tim-jazexhi-e-beri-qeveria-per-te-kenaqur-ameriken/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/denimi-imameve-morava-asnje-prove-per-djalin-tim-jazexhi-e-beri-qeveria-per-te-kenaqur-ameriken/ […]

  6. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: epavarura.com/denimi-imameve-morava-asnje-prove-per-djalin-tim-jazexhi-e-beri-qeveria-per-te-kenaqur-ameriken/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/denimi-imameve-morava-asnje-prove-per-djalin-tim-jazexhi-e-beri-qeveria-per-te-kenaqur-ameriken/ […]

  8. … [Trackback]

    […] There you can find 43778 additional Info to that Topic: epavarura.com/denimi-imameve-morava-asnje-prove-per-djalin-tim-jazexhi-e-beri-qeveria-per-te-kenaqur-ameriken/ […]

Comments are closed.