Uji nuk është luks, por një nevojë e domosdoshme dhe që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë.

Shumë familje të shqetësuara për ujin që konsumojnë çdo ditë me aq mundësi sa kanë bëjnë shpesh analizat e tij.

Kështu, një familje në Durrës me anë të proçesit të elektrolizës arriti që të evidentojë elementët në brendësi të ujit dhe rezultatet janë këto që na serviren në pamjet e mëposhtme.

Denoncimi:

“Pershendetje Jeta osh qef. Ju drejtova juve sepse jeni portali me i madh ne Shqiperi dhe keni shume ndjekes ne kete profil dhe ceshtja qe do tju shtjelloje me vone eshte nje ceshtje po aq e rendesishme sa edhe vete jeta e cdo individi te ketij vendi qe jetojme apo te cdo vendi. Ceshtja qe dua tju parashtoj ka te beje me ujin e pijshem qe ne na vjen nga rrjeti. Sot nje punonjes i nje kompanie private(nuk po e bej per ceshtje reklamimi) erdhi ne shtepi dhe beri nje analize te thjeshte te ujit. Me ane te procesit te elektolizes (per ata qe nuk e dine se cfare eshte elektroliza, Elektroliza paraqet procesin e zbërthimit të disa lëndëve apo të trupave në pjesët e tyre përbërëse me anë të rrymës elektrike ne rastin tone vecon elementet ne brendesi te ujit.) Dhe rezultatet jane si te fotove me poshte.Sic e shikojme uji ne te djathte ka marre nje variacion ngjyrash si e zeze , e gjelber, e kuqe etj.Uji ne te majte eshte i trajtuar nga nje minilaborator te cilin punonjesi e mbante me vete per te bere kete lloj trajtimi. Ngjyra e kuqe tregon se uji ka ne brendesi hekur ose ndryshke. Ngjyra e zeze tregon se uji ne brendesi ka metale te renda si plubi zinku etj. Ngjyra jeshile qe eshte dhe me e rrezikshmja tregon se uji ka ne brendesi zhive i cili eshte nje element shume kancerogjen dhe shume i rrezikshem per shendetin.Faleminderit per kohen qe me kushtuat”.

6 COMMENTS

Comments are closed.