Deputetët e parlamentit të Jordanisë kërkojnë t’i jepet fund paktit të paqes me Izraelin

35

Disa deputetë të parlamentit të Jordanisë kanë kërkuar t’i jepet fundit paktit të vitit 1994 të paqes me regjimin sionist.

Në një deklaratë të lëshuar ditën e shtunë, deputetët e parlamentit të Jordanisë pasi kanë refuzuar dërgimin ambasadorit të ri jordanez në Izrael kanë kërkuar t’i jepet fund paktit të paqes me Izraelin në shenjë proteste ndaj transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga qeveria që të rishikojë marrëdhëniet e saj diplomatike me Izraelin. Populli i Jordanisë është kundër marrëdhënieve të vendit me regjimin sionist dhe në protestat e tyre kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve të Jordanisë me Izraelin./ PT

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

Loading...