Vyaçeslav Nikonov, një nga deputetët e dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, Duma, pretendoi se kreu i Organizatës Terroriste Guleniste (FETO), Fethullah Gulen, të cilin e cilëson si “njeriun e Amerikës”, ka lidhje të ngushta me CIA.

Në një reportazh për agjencinë turke të lajmeve AA në lidhje me tentativën e Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) për grusht shteti në 15 korrik deputeti i Dumës ruse, Vyaçeslav Nikonov tha se mendon që figura kryesore e puçit ushtarak është Guleni, i cili për momentin jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku ai drejton një perandori të madhe të përbërë nga bota e biznesit, media, shkolla, universitete  dhe Organizata të Shoqërisë Civile (OJQ).

“Po dalin në dritë lidhjet e Gulenit në Turqi, por përveç kësaj duket hapur që Guleni është njeriu i Amerikës. Ai ka lidhje të ngushta me Agjencinë Qendrore të Zbulimit amerikan (CIA)”, thotë deputeti rus.

Profesori i Asociuar, Pavel Shlykov, specialist i Turqisë në Institutin e Studimeve Aziatike dhe Afrikane pranë Universitetit Shtetëror të Moskës thotë se “SHBA-ja dhe Turqia para së gjithash janë aleate në NATO. Por shikojmë atë që Uashingtoni në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit nuk ka paraqitur ndaj Ankarasë një qëndrim siç i ka hije”.

Nuk jam habitur aspak se si Guleni i ka mohuar akuzat (për puçin), tha Shykov, dhe bëri këtë koment: “madje do të isha habitur nëse do ti pranonte. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështet në mënyrë indirekte Gulenin, të cilit i ka dhënë edhe leje qëndrimi në Amerikë. Pesha që i SHBA-ja i dha bazës në veri të Irakut, duke u munduar të minimizojë përdorimin e bazës ajrore Incirlik (në Turqi) është një provë e pjesëmarrjes tërthorazi (në grushtin e shtetit)”.

Ndërsa gazetari dhe turkologu Vladislav Vdodin thotë se tentativa për grusht shteti vërtetoi se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan gëzon përkrahjen e shumicës së popullit.

“Erdoani është një politikan dhe strategjist që i shikon ngjarjet nga një perspektivë e gjerë. Gjatë tentativës së grushtit të shtetit Erdoan bëri një lëvizje të mirë dhe i ftoi njerëzit të dalin në rrugë duke parandaluar kështu puçistët të ishin të suksesshëm”,- komenton Vdovin.

2 COMMENTS

Comments are closed.