Deputeti nga partia turke KDTP, Fikrim Damka, ka deklaruar se mediat kosovare po përhapin lajme në kundërshtim me frymën e shoqërisë ndaj raporteve Kosovë-Turqi.

Damka ka thënë se në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, si komunitet turk kanë dashur t’i bashkohen festës me shqiptarët, por janë ndier të fyer kur flamuri turk është hequr nga rrugët e qytetit të Prizrenit.

Deputeti turk po konsideron se fajin për këtë e kanë disa media të cilat sipas tij, po përhapin lajme në kundërshtim me frymën e shoqërisë për raportet Kosovë-Turqi dhe po nxisin urrejtje.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të punoj në këtë drejtim dhe t’i hetoj këto mediume.

4 COMMENTS

Comments are closed.