Nga Edmond Arizaj

Gjashtë vjet më parë u përfshiva në një debat mbi homoseksualizmin dhe sjelljen e heteroseksualëve ndaj tyre. Sot debati është martesa e homoseksualëve. E pas gjashtë vjetësh?!

Personalisht kam frikë nga lartësitë. Nuk kam frikë nga homoseksualët. Ama, nuk më detyron dot asnjë ligj, apo kod moral të mos kem krupë. Njësoj siç e shpreh krupën për një njeri që vjen erë. Nuk do qëndroja dot pranë tij. Shpejt e shpejt do gjeja justifikimin të largohesha.
Ashtu si do të largohesha edhe prej dikujt me logjikë rinoceronti. Kjo më bën mua një homofob?! Diskriminues?!

Unë nuk kam asnjë problem me zgjedhjet e njerëzve. Madje jam në mbështetje të çdokujt që bën zgjedhjet e tij në jetë, dhe që sigurisht mban përgjegjësitë dhe peshën për këto zgjedhje. Nuk jam unë fajtor për ndryshimet hormonale të askujt, aq më pak për zgjedhjet.

Unë mund të mos të të mbështes, duke u sjellë pa pikën e hipokrizisë, por ama nuk të imponohem që tit ë jetosh sipas qejfit tim. Komuniteti homoseksual duhet ta dijë se si është sjellë dhe imponuar diktatura, dhe diktaturat në përgjithësi ndaj tyre. U janë imponuar, i kanë arrestuar e dënuar. Sot ata po bëjnë të njëjtën gjë, por në kah të kundërt. Janë duke iu imponuar shoqërisë. Madje me të tillë presion, aq sa mund të mendohet fare kollaj se pjesa tjetër e shoqërisë është fajtore që nuk është homoseksuale.
Duke folur për familjen. Familja homoseksuale, a mund të quhet familje? Mund të shkruhet çfarëdo nëpër kode, ligje, kodikë, por që prej epokës së gurit, e deri në shoqërinë moderne, madje edhe në periudhën matriarke, familja niste prej një bashkimi të një mashkulli me një femër.

Ku me dashuri, ku me instikt, ku me rrëmbim, ku me luftë (është bërë ndonjëherë luftë për rrëmbimin e një burri nga një burrë tjetër?), nisja për krijimin e një familjeje ka qenë një mashkull dhe një femër. Sigurisht që shumë mund të thonë sot se njeriu ka evoluar, shoqëria është bërë më e hapur, më e ndjeshme, më njerëzore. Vërtetë? Sepse gjithçka, në gjithë botën flet për degradim të shoqërisë, për pandjeshmëri të thellë dhe për një egocentrizëm të species njeri…Por kjo është temë tjetër…

Pra thjesht: Përse imponohen me mediat? Përse imponohen me fushatat? Përse imponohen me mediat? Përse imponohen me persekucionin? Përse tashmë imponohen edhe me familjen?  Përse ankohem unë? Sepse nuk japin të drejtë zgjedhjeje.

Një çift homoseksualësh do të kërkojë edhe adoptimin e fëmijëve, (si gjithë bota thonë. Sidomos ky krahasimi me botën ta shpif fare). Ai fëmijë nuk do jetë i lirë në zgjedhjen e tij. Dhe nuk po flasim këtu për zgjedhjen që ka bërë natyra a Perëndia për ty dhe hormone e tua, po flasim për fëmijën, i cili do të ketë një model jo natyror (le ta pranojmë këtë) të atyre që duhet të quheshin babë dhe nënë (po pranojmë që prind mund të quajmë edhe atë që të rrit).

Pra thjesht, ky fëmijë i ndikuar nga familja, shikimin e parë do ta ketë drejt të ngjashmit të tij. Zgjedhja e tij është e imponuar. Dhe ky për mua është problem. Ashtu siç është problem roli I nënës. Sado e lexuar, e përparuar, e hapur e zhvilluar të jetë një grua, instiktin mbrojtës për fëmijën e saj ajo e ka njësoj si një insekt, si një kafshë, si një shpend.
Gjithsesi ekspansioni homoseksual aktualisht është i pandalshëm.

Mund të jetë për të drejtat, për përfitime, mund të jetë një konspiracion gjigand, apo thjesht një kthim i njeriut tek majmuni që vetëm kopjon të ngjashmin (se nuk besoj se këta miliona homoseksualë kanë të gjithë probleme hormonesh, për mendimin tim është pikërisht imponimi në zgjedhje), kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka pyetja: deri ku do të shkojnë?

PS: Ende nuk kam lexuar një rast “diskriminimi” të denoncuar nga komuniteti homoseksual në Shqipëri. Psh një mospranim, apo shkarkim nga puna për këtë shkak. Apo nuk i ka dhënë ndihmë policia se është homoseksual. Apo se nuk i jep një çertifikatë bashkia se është homoseksual.

Aaaa, nëse nuk i lirojnë vendin në autobus, ky nuk është diskriminim, thjesht edukatë e keqe.

5 COMMENTS

Comments are closed.