Është zbardhur një dëshmi shumë e rëndësishme, që shpalos lidhjen organike dhe aleancën ndërmjet organizatave terroriste FETO e PKK rreth planifikimit të puçit të 15 korrikut.
Një terrorist i PKK-së, që u kap i plagosur pasi organizoi sulmin e 17 gushtit kundër Policisë së Vanit dhe atë të 2 prillit kundër drejtorisë rajonale policore në po të njëjtën provincë, ka deklaruar në spital se ishin informuar më parë në lidhje me puçin e 15 korrikut dhe prandaj kishin ndërprerë sulmet gjatë asaj periudhe.
“Por kur e pamë që tentativa dështoi, atëherë filluar përsëri aktet”, ka shtuar ai.
Ndërkohë që inteligjenca turke ka pohuar se PKK-ja nuk ka qenë aktive gjatë tentativës puçiste dhe se po hetonin në lidhje me arsyen e kësaj taktike të dyshimtë të organizatës terroriste, dëshmia në spital e terroristit të PKK-së ka hedhur dritë mbi gjithçka në lidhje me këtë çështje.
Siç thekson hetuesia, kjo është një provë e fuqishme që tregon lakuriqësisht aleancën terroriste PKK-FETO për grusht shteti në Turqi.
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: epavarura.com/deshmia-e-terroristit-aleance-pkk-feto-per-grusht-shteti-ne-turqi/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: epavarura.com/deshmia-e-terroristit-aleance-pkk-feto-per-grusht-shteti-ne-turqi/ […]
Comments are closed.