“E diela shqiptare”, dhe kanali televiziv në të cilin ajo zhvillohet, është bërë ‘ekspert’ i përdorimit të emocioneve të publikut duke treguar ngjarje të dhimbshme sociale!

SHJ

Dihet tashmë se masmedia kapitaliste nuk është as demokratike as shkencore. Për të njëjtën arsye ajo përqendrohet te ‘dukuria’ në vetë-vete dhe jo te ‘shkaqet’ e një dukurie. Më e dhimbshme është kur “dukuritë” përmbajnë dhimbje sociale dhe masmedia i përdor për rritjen e audiencës, kryesisht duke përdorur emocionet e publikut. Për shembull, “E diela shqiptare”, dhe kanali televiziv në të cilin ajo zhvillohet, është bërë ‘ekspert’ i përdorimit të emocioneve të publikut duke treguar ngjarje të dhimbshme sociale! Edhe më e dhimbshme bëhet ngjarja kur emisionet në fjalë ftojnë “ekspertë” të establishmentit për të bërë ‘ekspertin’. Në ngjarjen e mëposhtme, për shembull, është ftuar zëvendësministrja e brendshme, e cila, njëlloj si “ekspretët” e tjerë të establishmentit, tregoi gjurmët e krimit dhe jo “folenë” e gjurmëve! Dhe ja si e paraqet ngjarjen në fjalë televizioni përkatës:

“E Diela Shqiptare” që vjen çdo të diel në ekranin e Televizionit Klan, ka dalë nga kornizat e zakonshme duke trajtuar një temë, e cila mbetet plagë e shoqërisë shqiptare.

Pjesa që preket më shumë nga ky fenomen janë fëmijët, por as vajzat dhe gratë nuk mbeten pas. Bëhet fjalë për trafikimin e qenieve njerëzore. Zv/mistristrja e Brendshme Elona Gjebrea e pranishme në studio na tregon më tepër për këtë temë dhe statistikat janë të frikshme, sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore.

Në ruajtje të plotë të anonimatit dy persona të cilët kanë qenë pjesë e trafikimit ishin të pranishëm në studio, për të treguar historinë e tyre rrënqethëse.

Ardit Gjebrea në bisedën në studio zhvilluar me Elona Gjebrean tregon se janë 100 raste në vit sipas statistikave. Elona Gjebrea shprehet se: “trafikimi i qenieve njerëzore është ende një fenomen shqetësues, por jo si vite më parë dhe nga raportet që kanë rezulton që qytetet më të prekura janë: Elbasani, Tirana, Berati, Vlora.

Më tej sa i përket mënyrës së rekrutimit për të rënë viktimë e trafikatëve Zv/ministrja tregon se format më të përdoshme janë ato të propozimeve për martesë, për një vend pune jashtë vendit apo edhe raste të shfrytëzimit për punë të detyruar.

Pjesa më e madhe e trafikantëve shton Znj Gjebrea kanë njohje të drejpërdrejtë me viktimën, me familjarët e tyre gjë që e bën edhe më të thjeshtë besimin ndaj këtyre personave dhe të mos dyshohet aspak. Kategoria që bëhet pjesë e trafikimit janë kryesisht vajzat e reja, të cilat nuk kanë një shkollim dhe jetojnë në varfëri dhe jetojnë në zonat rurale.

Pjesa më e rëndësishme e programit ishin pikërisht dy dëshmitë të cilat janë ruajtur në anonimat të plotë.

Historia e parë:

Unë vij nga një familje me shumë vështirësi, me vuajtje. Historia ime ka nisur që në moshëm 2 vjeçare. Me mamin tim nuk kam marrëdhënie që e vogël, pasi ajo ishte e divorcuar dhe unë bashkëjetoja me njerkën.

Ajo më trajtonte si një skllave. Pastaj detyrohem të shkoj tek xhaxhai, por edhe aty kisha probleme me nusen e xhaxhait.

Një ditë xhaxhai vjen i pirë dhe mua më çoi tek dhoma dhe më përdhunoi fizikisht në moshën 14-vjeçare.

Pas kësaj ndodhie vendosa të arratisesha nga shtëpia dhe ika tek një e njohur. Aty qëndrova për gati dy muaj.

Një ditë dola në dyqan dhe sapo dola nga dyqani dy tipa të panjohur më marrin me makinë. Në atë moment jeta ime mori fund.

Mendoj që në këtë histori xhaxhai im ka gisht në gjithçka. Ata më çuan në një qytet, në një lokal i cili ishte një lokal natë ku kërcenin ballerina.

Ata më kërcënuan që do të rrish këtu ndryshe do të fusim thikën në fyt. Kam ndenjur një muaj aty bashkë me disa vajza të tjera, të cilat të gjitha rrezikonim jetën tonë.

Ne aty do të punonim për klientët e ndryshëm, të cilët vinin rreth 30 klientë për një vajzë në ditë. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë, por dogana na kthente pasi unë nuk kisha dokumente.

Tutori im mbante 56 persona rreth e qark që të më ruanin që unë të mos arratisesha. Por një dita shpëtova nga kjo histori e tmerrshme. Ishim në një hotel sëbashku me një shoqe që e njoha aty.

Edhe ajo ishte shumë e dërrmuar nga kjo histori dhe vendosi të arratisej duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë të hotelit dhe shkon direkt në polici për të denoncuar rastin.

Aty më pas vijnë forcat RENEA.

Aty tutori donte të më vriste kur panë forcat e policisë, që unë të mos tregoja asgjë. Por falë policisë shpëtova.

I bëj thirrje vajzave të reja të mos bëhen pre e këtyre mashtrimeve. Sot në këtë qendër që jetoj kam gjetur qetësinë që më ka munguar prej kaq vitesh.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 79945 additional Info on that Topic: epavarura.com/deshmia-tronditese-e-vajzes-qe-perdhunoi-xhaxhai-dhe-masmedia-si-bashkefajtore/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 43856 more Information to that Topic: epavarura.com/deshmia-tronditese-e-vajzes-qe-perdhunoi-xhaxhai-dhe-masmedia-si-bashkefajtore/ […]

Comments are closed.