Ka qenë tronditëse deklarata e Ilir Çullhajt në gjykatën e Durrësit. Ai u arrestua sepse i dha një vajze 12- vjeçare një letër erotike pasi kishte tentuar ta rrëmbente. Në sallën e gjyqit u shpreh i penduar. Por tha se veproi në këtë mënyrë pasi e mitura e tërhiqte seksualisht.

“Veprova në atë mënyrë pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellësisht”, tha ai. Ai shtoi më tej se “nuk mendova se do të bëhej kaq e madhe”.

Në letrën që i dha 12 –vjeçares A.M ai i kishte shkruar numrin e telefonit dhe disa fjalë të turpshme. Ai kishte tentuar më parë ta merrte vajzën në makinë.

6 COMMENTS

Comments are closed.