Kush jemi dhe nga kemi ardhur? Kjo është një pyetje aq e vjetër sa dhe njerëzimi, dhe të gjithë duket se e kanë një përgjigje. Të çuditshme nuk janë mënyrat e krijimit botës, por sesa këto histori kanë të përbashkëta, madje edhe kur vijnë nga vende të ndryshme shumë larg njëra-tjetrës.

10. Veza kozmike e Kinës

Gjallesa e parë ishte P’an Ku, që u rrit për 18.000 vjet brenda një vezë kozmike. Kur ai çeli, guacka sipër u bë qielli, ndërsa pjesa poshtë u bë toka. Të kundërtat në natyrë u ndanë – meshkuj dhe femra, lagështia dhe thatësira, drita dhe errësira etj. Pas gjithë kësaj përpjekje, P’an Ku u nda në copa dhe tiparet e tij u bënë bota natyrore. Gjymtyrët e tij u kthyen në male, gjaku në lumenj, fryma në erë, zëri në bubullima, flokët e tij në bar, djersa në shi, dhe kështu me radhë. Syri i tij i majtë u bë dielli dhe ai i djathti hëna.

Disa njerëz thonë se parazitët në trupin P’an Ku u bënë njerëzimi. Të tjerë shprehen se shumë shekuj pas vdekjes së P’an Ku, një perëndeshë e vetmuar me emrin Nu Va pa reflektimin e saj në një pellg, dhe krijoi nga balta disa qënie sipas shëmbëlltyrës së vet. Ata u bënë aristokratë. Krijimi i këtyre qenieve të ishte punë e vështirë, kështu që Nu Va hodhi një grusht me baltë në ajër dhe pikat e saj u bënë njerëzit e zakonshëm. Vite më vonë, qiejt u shembën, duke krijuar vrima në tokë, përmes së cilave doli uji që shkaktoi një përmbytje të madhe. Nu Va e shpëtoi patched tokën, por u rraskapit nga mundimet e saj dhe vdiq. Trupi i saj i dha edhe më shumë karakteristika botës së sotme.

9. Uji i Ngjyrosur që përcakton gjuhët

Plaku erdhi nga jugu, duke krijuar tokën, bimët, dhe kafshët dhe më pas u drejtua për në veri. Njerëzit e parë që u krijuan ishin një grua dhe djali i saj nga balta. Plaku u tregoi atyre si të mblidhin bimët për t’u ushqyer, dhe u tha atyre cilat ishin barërat e mira për kurimin e sëmundjeve. Ai u mësoi gjithashtu atyre si të ndërtojnë armë për të vrarë kafshët, si dhe ndezur zjarrin në mënyrë që të mund t’i gatuanin ato.

Më e rëndësishmja, ai u tha atyre se si fitonin fuqinë e shpirtit duke gjetur kafshën e tyre në ëndrra. Si shumë histori të tjera të origjinës, legjendat e fisit idian të Këmbëzinjve tregon për një përmbytje të madhe. Një shpjegim i mundshëm për këtë, janë përmbytjet në mbarë botën nga shkrirja e ajsbergëve, që mund të ketë ndodhur rreth vitit 5000 P.E.S, ndoshta në kohën e Noeut.

Pas përmbytjes, Plaku mblodhi njerëzit në majë të një mali dhe u dha për të pirë ujë me ngjyra të ndryshme. Çdo ngjyrë përfaqësonte një gjuhë të ndryshme. Fiset Blackfoot, Piegan, dhe Blood pinë që të gjithë ujë të zi, dhe kjo është arsyeja pse ato flasin të njëjtën gjuhë.

8. Hëna e përgjakur e Janomamo Sanema-s

Fisi i Sanema-s, është pjesë e grupit të fiseve Janomamo që jetojnë në pyllin e Amazonës. Çdo fis ka folklorin e vet, të përcjellë gojarisht nga brezi në brez. Për shkak të kësaj, mitet e tyre të krijimit ndryshojnë. Megjithatë, në përgjithësi Sanema-t besojnë se të gjitha gjallesat kanë zbritur nga “paraardhësit origjinale”, shpirtrat e të cilëve banojnë ende në pyll.

Një prej historive ka në qendër Peribon, Hënën që ha shpirtrat e fëmijëve. Kjo e zemëroi Suharinën, që e qëlloi Peribon me një shigjetë në bark. Gjaku i tij u derdh në tokë, duke formuar pellgje nga të cilat u krijuan njerëzit e vdekshëm. Qëniet njerëzore më ndërluftuese u krijuan aty ku ranë sasitë më të mëdha të gjakut, ndërsa ku pati vetëm disa pika, lindën njerëzit më pak të dhunshëm.

Në një tjetër mit, Naro (I Kundërti), i cili ishte i shëmtuar dhe mbante erë të keqe, qe xheloz për vëllain e tij, Jamonamariva (Bleta e Mjaltit), i cili ishte i bukur dhe kishte dy gra. Naro e vrau Jamonamarivën. Vëllai i tretë, Reha, e zbuloi tradhtinë e Naros dhe e denoncoi atë. Paraardhësit e shkatërruan Naron dhe transformuan veten në shpirtrat dhe kafshë, duke e pikturuar veten me gjakun e tij. Megjithatë përtacia u krijua me një sasi të vogël të jashtëqitjeve të Naros.

7. Indi:Krijo, Ruaj, Shkatërro, Përsërit

Brahma e filloi nga asgjëja. Duke menduar vetëm, ai krijoi ujërat, në të cilat ai vendosi farën e tij. Nga ajo u krijua një vezë të artë, nga e cila ai u lind. Duke menduar përsëri, ai e ndau vezën në dysh, ku u krijuan qielli dhe toka. Brahma u rrit i vetmuar, kështu që ai e ndau veten në dysh për të formuar mashkullin dhe femrën.

Në një variant të historisë, Brahma vazhdimisht e ndan veten në dysh, derisa të gjitha gjallesat krijohen nga trupi i tij. Në një tjetër, burri dhe gruaja e parë takohen në forma të ndryshme kafshësh derisa të lindin format e jetës. Së bashku, Brahma (Krijuesi), Vishnu (Ruajtësi), dhe Shiva (Shkatërruesi) përbëjnë Atin Suprem.

Çdo univers që krijon Brahma shkatërrohet nga Shiva, pas së cilës nuk ka asgjë, përveçse një oqeani të madh, në të cilin Vishnu noton për t’i shpëtuar një gjarpri të madh. Në disa versione të mitit, Brahma nuk vjen nga një vezë, por nga një lule lotusi që mbin nga kërthiza e Vishnusë. Përfundimisht, bota jonë gjithashtu, do të shkatërrohet nga Shiva, dhe cikli do të fillojë nga e para.

6. Katër Botët e Navajos

Navajot kanë një nga rrëfimet më të gjata, dhe më komplekse të krijimit të planetit. Ajo fillon me Botën e Parë, të quajtur Bota e Zezë. Kjo përmbante katër re, duke përfshirë një të zezë, e cila përfaqësonte substancën e femrës, dhe një të bardhë, e cila përfaqësonte mashkullin. Së bashku ata krijuan njeriun e parë, që përfaqëson agimin dhe jetën, dhe gruan e parë, e cila përfaqësonte errësirën dhe vdekjen.

Qeniet e tjera në Botën e Zezë përfshijnë Kojotën e Madhe (e cila kishte lindur nga një vezë), I Zemëruari i Parë, dhe insekte të ndryshme. Gjithësesi Bota e Zezë u bë shumë e populluar, kështu që të gjithë u ngjitën në Botën Blu të zogjve. Atje, ata jetuan në harmoni për 23 ditë, derisa dikush u përpoq të flerë me gruan e shefit gëlltitës.

Të dëbuar në Botën e Verdhë të gjitarëve, ata zbuluan 6 malet, ku jetonin njerëzit e shenjtë. Këta ishin të pavdekshëm dhe udhëtonin duke ndjekur ylberet. Atje Gruja e Parë lindi dy hermafroditë. Katër ditë më vonë, ajo lindi një tjetër çift binjakësh, një mashkull dhe një femër. Deri në fund të 20 ditëve, u lindën 5 çifte binjakësh.

Një ditë, Kojota e Madhe rrëmbeu fëmijën e Përbindëshit të Ujit. Ky u zemërua aq shumë saqë bëri të bjerë aq shumë shi, derisa ujërat përmbytën deri edhe majat e maleve. Në atë që duhet të ketë qenë përmbytja me e ngadaltë në të gjithë kohën, Njeriu i Parë mbolli pemë të ndryshme dhe një kallam mashkull, ku asnjëri prej tyre nuk u rrit më shumë sesa niveli i ujërave. Në fund, një kallam femër u rrit deri në qiell. Gjithkush u ngjit në krye të saj, ku ata zbuluan Botën e Katërt – Botën e Bardhë- që është vendi ku jetojmë sot të gjithë ne.

5. Demonët e Zjarrit dhe Gjiganti i Ngrirë Ymir në Skandinavi

Para se të ekzistonte koha, ka pasur një vend plot mjegull dhe akull të quajtur Niflheim. Nëpër një zbrazëti të madhe ndodhej Muspelheim, ku qëndronin Demonët dhe Gjigandët e Zjarrit. Zjarri nga Muspelheim përfundimisht e shkriu akullin e Niflheim-it, i cili pikoi dhe formoi një lopë gjigante me emrin Audhumla dhe një gjigant prej akulli të quajtur Ymir.

Gjigandë t tjerë dolën nga sqetullat e djersitura të Ymir, dhe u ushqyen me gji nga Audhumla, e cila krijoi shumë gjigantë duke lëpirë blloqet e akullit të ngrirë. Ata u bashkuan dhe lindën perëndinë Odin dhe vëllezërit e tij. Këta të fundit vranë Ymirin dhe toka u krijua nga mishi i tij, qiejt nga kafka e tij, deti prej gjakut të tij, retë prej trurit, malet nga kockat dhe pemët nga flokët e tij.

Odini ndërtoi Asgardin, një banesë për perënditë dhe e lidhi atë me Midgard (Earth), përmes urës së një ylberi të quajtur Bifrost. Larvat në trupin e Ymirit u bënë xhuxha që qëndruan nën sipërfaqen e tokës, mbi atë që kishte mbetur nga trupi Ymir. Zotat gjetën dy trungje pemësh mbi Midgard dhe frymëzuan një jetë në to, duke krijuar Ask dhe Embla-n, burrin dhe gruan e parë.

4. Japoni:Kaos dhe një lindje shumë e dhimbshme

Mit i krijimit të Japonisë, mund të jetë më i gjati dhe më i komplikuari nga të gjithë. Ai fillon me kaosin, nga e cila erdhi materia, duke ndarë në qiell dhe tokë. Hyjni të ndryshme u krijuan, duke përfshirë Izanagin dhe Izanamin, mashkulli dhe femra e parë. Izanami u takua me Izanagin dhe lindën ishujt e Japonisë, si dhe një shumëllojshmëri hyjnish.

I fundit prej tyre ishte një hyjni i zjarrtë, lindja e të cilit dogji aq keq organet gjenitale të Izanamit saqë ajo vdiq. I tronditur Izanagi ia preu kokën hyjnisë së zjarrit dhe shkoi në Yomi, në vendin e të vdekurve, për të kërkuar Izanamin, por kjo e fundit s’mund të kthehej me të, pasi ajo kishte ngrënë në Yomi.

Izanami i tha Izanagit se ajo mund të kërkonte leje për t’u larguar, por e detyroi atë të premtonte se nuk do ta ndiqte më. Pasi priti për një kohë të gjatë, Izanagi e theu premtimin e tij dhe shkoi për të kërkuar Izanamin, por gjeti vetëm një kufomë të kalbur me krimba (tetë shenjtorët e bubullimës) që po hanin trupin e saj. (Nëse kjo tingëllon e njohur, shikoni mitet greke të Hadesit, Persefonit, Orfeut dhe Euridisit).

Izanagi e rrëmbeu kufomën dhe e mbylli Izanamin në Yomi. Ajo u betua se, në shenjë hakmarrjeje, do të mbyste një mijë njerëz në ditë, së cilës Izanagi u përgjigj se do të shkaktonte lindjen e 150 mijëve të tjerë. Kjo është arsyeja pse çdo ditë në Japoni, lindin 150 mijë fëmijë dhe vdesin një mijë. Mesa duket, perandori i parë i Tokës zbriti nga Urës Lëkundëse nga qielli, dhe u martua me princeshën Lulja e Shkëlqyer, por ai pati dyshime kur ajo mbeti menjëherë shtatzënë. Për të provuar që fëmijët ishin të tij, princesha e mbylli veten në pallat dhe i vuri zjarrin, në mënyrë që vetëm pasardhësit e perandorit të mund t’i mbijetonin flakëve. Ndërda pallati u dogj, ajo lindi qeniet që u bënë paraardhësit e familjes perandorake të Japonisë.

3. Gjarpri Ylber i Aborigjenëve

Historisë e kreacionizmit aborigjen fillojnë me ëndrrën, kur bota ishte e zhveshur dhe e ftohtë. Gjarpri Ylber flinte nën tokë me të gjitha fiset dhe kafshët në barkun e tij. Kur ishte koha e duhur, ai doli dhe nxorrri jashtë kafshët, së bashku me tiparet e botës natyrore. Gjapri Ylber ishte krijues i ligjeve, të cilave duhet t’i binden të gjitha krijesat. Në disa variante të mitit, ai gëlltiti krijesat mizore dhe pështyu kockat e tyre për të formuar shkëmbinj dhe kodra. Në disa të tjera, ai i shpërblente ata që i bindeshin ligjit duke u dhënë formën e njeriut, ndërsa atyre që shkelnin ligjin i shndërronte në gurë.

Gjarpri Ylber quhet nganjëherë Gruaja e Vjetër, dhe ishte ajo që i mësoi njerëzit se si të siguronin ushqimin. Tek fise që besojnë se e kanë prejardhjen nga kafshët, Gjarpri Ylber thuhet se i ka dhënë secilit një totem dhe vendosur që askush të mos hajë kafshën që vetë përfaqëson. Në këtë mënyrë, ajo siguroi se do të kishte ushqim të mjaftueshëm për të gjithë.

2. Sperma hyjnore e Egjiptit

Para fillimit të kohës, ekzistonte Nu-ja (ose Nun), oqeani i hershëm i kaosit. Nga një vezë në sipërfaqen e Nu-së, u shfaq një hyjni që quhet në mënyra të ndryshme si Atum, Amen, Re, Ra, apo Amen-Ra. Ra krijoi një djalë dhe vajzë hyjnore nëpërmjet masturbimit, të cilët qenë edukuar të prodhonin një racë perëndish. Nga Lotët e Ra lindi njerëzimi. Nipi i Ra-së, perëndia Osiris, u martua me motrën e tij Isis.

Kjo mësoi emrin e fshehtë të Ra-së, çka i lejoi Osirisit të zërë vendin e tij si mbreti i Tokës. Osirisi u tregoi njerëzve sesi për të gjenin ushqim dhe bënin verën, ndërsa Isis u mësoi atyre endjen dhe mjekësinë. Vëllai i Osirisit, Seti, i cili përfaqëson të keqen, ishte xheloz mbi Osirisin. Ai e mashtroi duke e futur këtë të fundit në një qivur që ishte mbyllur me plumb shkrirë, dhe e hodhi në lumin Nil duke e mbytur.

Pas një kërkimi të gjatë, Isisi e gjeti thesin trupin, por Seti arriti t’ia marrë duke e copëtuar kufomën në 14 copa para se t’a hidhte sërish në Nil. Isisi i gjeti të gjitha pjesët e Osirisit përveç penisit të tij, që ishte ngrënë nga një peshk. Ajo prodhoi një penis nga balta dhe arriti ta ringjallë. Ai jetoi aq pak kohë sa mjaftoi për ta lënë shtatzënë me djalin e tyre, Horus, pas të cilit ai vdiq dhe u bë mbret i askundit.

Për të mbajtur të sigurtë Horusin nga Seti, Isisi e vendosi atë në një shportë dhe e lëshoi në lumin Nil, duke frymëzuar historinë e Moisiut. Kur Horusi u rrit, ai pati një përballje me Setin për të parë se kush duhet të sundojë token, dhe në fund Horusi fitoi.

1. Vezët e Botës e fisit Dogon

Dogonët janë një fis indigjen i Malit në Afrikë, që besohet të jetë me origjinë egjiptiane. Origjina e tregime të tyre fillon me Amma-n, Perëndia që ka ekzistuar para kohës. Amma ishte i vetmuar, prandaj ai krijoi tokën, e cila quhet nganjëherë “veza e botës” ose “placenta origjinale”. Thuhej se toka ekzistonte në një hapësirë të pafund dhe përmbante modelin e gjithë krijimit. Amma u martua me Tokën, por klitori i saj e refuzonte penisin e Amma-s, kështu që ai e rrethpreu atë. Më vonë ajo lindi Ogon dhe një çift binjakësh hermafroditë në formën e peshkut, të quajtur Nommo.

Përderisa Ogo nuk kishte asnjë ortake apo binjake, ai kreu një inçest të neveritshëm me Tokën. Nga ky bashkim doli gjaku i parë menstrual, së bashku me shpirtrat e nëntokës.

Amma e ndëshkoi për këtë akt, duke e transformuar Ogonin në një çakall. Gjaku që rrodhi nga Toka u shndërrua në pjesë ndryshme qiellore organesh, bimë dhe kafshë. Amma pastaj krijoi yjet duke hedhur gurët e tokës në hapësirë. Duke përdori dy enë prej argjile- njërën të rrethuar me bakër të kuq dhe tjetrën të bardhë– ai krijoi diellin dhe hënën.

Zezakët supozohej se kishin lindur nën diell dhe të bardhët nën dritën e hënës. Në vitet ‘30, Dogonët i treguan një çifti antropologësh francezë se embrioni i të gjitha gjërave ishte fillimisht i përfshirë tek një binjak padukshme ndaj Sirius, Dogstar. Ky yll binjak, i njohur tanimë si Sirius B, nuk u zbulua dot nga astronomët deri në vitin 1970. Sipas Dogonëve, njohuritë astronomike atyre iu ishin dhënë nga një prej Nommo-ve, i cili është përmendur në këtë histori si “Bir i Perëndisë”. Disa njerëz e kanë interpretuar se Nommo ishte Jezusi, por ndoshta Dogon bëri një shaka kozmike në kurriz të perëndimorëve.