BOTA

Dhjetëra hebrenjë radikalë hynë në Al-Aksa

Dhjetëra hebrenjë radikalë, në shoqërim të policisë, kanë hyrë sot në xhaminë Al-Aksa në Kuds.

Nga Drejtoria e Vakëfeve Islame të Kudist është vërtetuar se 96 fanatikë hebrenjë, në shoqërim të forcave policore, kanë hyrë në Al-Aksa.

Në ditën e parë të Kurban Bajramit, policia izraelite u lejoi hebrenjëve radikalë që të hyjnë në kompleksin, ndërsa të hënën, të martën dhe të mërkurën nuk iu lejua hyrja.

Palestinezët tentuan të parandalojnë hyrjen e hebrenjëve në Al-Aksa për shkak të cilës intervenoi policia. Dhjetëra palestinezë u lënduan.

Hebrenjtë radikalë në shoqërim të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasdites hynë në oborrin në Al-Aksa, gjë që sjell tensione mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë së Izraelit.

Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind sipërfaqe të bërthamës së vjetër të Kudsit, e cila është nën pushtimin izraelit, ndërsa paraqet pikën e bashkimit të tre feve më të mëdha në botë.

Pas Mesxhidi-l Haremit në Mekë dhe Xhamisë së të Dërguarit në Medine, Al-Aksa është vendi i tretë për nga rëndësia për muslimanët./AA

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com