Dhjetëra kolonë hebrenj të mërkurën duke përdorur forcën në pikën e nxehtë të Jerusalemit lindor në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, u përpoqën që të kryejnë ritualet e tyre talmudike, njoftoi një zyrtar palestinez.

“Rreth 176 kolonë, të mbështetur nga forcat speciale izraelite, sulmuan kompleksin e xhamisë Al-Aksa mëngjesin e sotëm”, ​​tha për Anadolu Agency drejtori i xhamisë Al-Aksa, Sheikh Omar.

Kolonët hebrenj u përpoqën që të kryejnë ritualet talmudike në afërsi të xhamisë Al-Qibali dhe Kupola e Shkëmbit, por ata u penguan në këtë nga besimtarët muslimanë dhe rojet e xhamisë”, tha ai.

Al-Qiswani shtoi se policia izraelite arrestoi një nga rojat e xhamisë dhe e çuan atë në qendrën e paraburgimit në qytetin e vjetër.

Për muslimanët, Al-Aksa paraqet vendin e tretë të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, e konsiderojnë zonën si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se aty ndodheshin dy tempuj hebrej në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor gjatë luftës në Lindjen e Mesme në vitit 1967. Më vonë aneksoi qytetin në vitin 1980, duke pretenduar atë si kryeqytet të shtetit hebre, akt ky i cili nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: epavarura.com/dhjetera-kolone-hebrenj-sulmuan-kompleksin-al-aksa/ […]

Comments are closed.