Një protestues anti Trump është vrarë nga plumbat e policisë amerikane në qytetin Portland, ndërsa në shumë qytete të tjera amerikane vazhdojnë protestat kundër presidentit të zgjedhur amerikan, i cili akuzohet për racizëm, seksizëm dhe homofobi.

Për pasojë të protestave anti-Trump në Amerikë dy policë amerikane janë plagosur në shtetin Indiana. Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara edhe mbrëmë, për të tretën natë me radhë, janë mbajtur protesta kundër zgjedhjes së Donald Trumpit për president të ardhshëm amerikan. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Majamit, Filadelfisë, Atlantës, Nju Jorkut, San Franciskos dhe Oregonit, duke e shprehur zemërimin e tyre ndaj retorikës kundërthënëse të Trumpit për imigrantët, myslimanët dhe femrat. Në Nju Jork, afro 1,200 demonstrues janë tubuar në Sheshin Uashington Park dhe afër ndërtesës Trump Toëer, ku jeton zoti Trump. Donald Trump, i cili fillimisht i ka kritikuar protesutesit duke i cilësuar si “profesionistë”, që ishin të nxitur nga media”, mbrëmë vonë e ka ndryshuar qëndrimin dhe është shprehur në mënyrë pozitive për protestuesit.

5 COMMENTS

Comments are closed.