Një i mitur 16-vjeçar, banues në periferi të qytetit të Fierit dyshohet të jetë përballur me një dhunë ekstreme e të pazakontë, kur si pasojë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të riparuar pasojat. Javën e kaluar, në urgjencën e spitalit të Fierit është paraqitur një 16-vjeçar, i cili u ka raportuar mjekëve dhimbje të shumta në fund të barkut dhe në fundshpinë.

Pasi mjekët kanë kryer ekzaminimet përkatëse kanë konstatuar se në trupin e të riut, konkretisht në pjesën e brendshme të anusit të tij gjendej një send i huaj dhe dëmtime të lëkurës. Menjëherë mjekët kirurgë kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale, duke bërë të mundur nxjerrjen e sendit në fjalë, dorezës së një ruli që përdoret për lyerje me bojë.

Burime të gazetës “Shqip” pranë spitalit të Fierit kanë pohuar se fatmirësisht 16-vjeçari nuk ka pasur komplikacione të mëtejshme shëndetësore dhe pasi është trajtuar me gjithë ndihmën mjekësore të nevojshme është larguar për në shtëpi.

Ngjarja

Nga burime pranë spitalit mësohet se paraditen e së enjtes së javës së kaluar, në repartin e urgjencës është paraqitur 16-vjeçari R.XH. së bashku me familjarët e tij, banues në një zonë periferike të qytetit të Fierit, të cilët kanë raportuar se minoreni kishte nevojë për ndihmë mjekësore për nxjerrjen e një sendi nga trupi i tij. Pasi kanë konstatuar shenjat e dhunës të lëna si pasojë e futjes së dorezës metalike në trupin e 16-vjeçarit dhe pas pohimeve të familjarëve të tij se minoreni mund të ishte keqtrajtuar nga disa persona të tjerë, mjekët e urgjencës kanë kryer menjëherë ekzaminimet prej nga është vërtetuar se dëshmia e të dëmtuarit ishte e vërtetë.

Në këto kushte, mjekët e urgjencës kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në spital dhe ka nisur verifikimet për sqarimin e ngjarjes. Kur gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit është përmirësuar blutë kanë marrë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen dhe shkaqet që kanë çuar në dhunimin e tij. Mësohet se ai ka deklaruar para hetuesve se ishte dhunuar nga katër persona për rreth një orë. Por 16-vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj rreth identitetit të tyre duke u shprehur se nuk i njihte. Edhe familjarët e tij nuk kanë dhënë detaje për autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, duke u shprehur se djali nuk u kishte treguar emrat e personave që mund ta kenë keqtrajtuar.

Hetimet

Por, pavarësisht se i dhunuari nuk ka dhënë asnjë detaj rreth identitetit të personave që dyshohet ta kenë dhunuar, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Nga burime të gazetës mësohet se prej informacioneve të siguruara operativisht, dyshohet që ngjarja të ketë qenë vazhdimësi e ndonjë konflikti të mundshëm të 16-vjeçarit apo familjarëve të tij me të tjerë persona.

Dyshohet se personat me të cilët kanë pasur konflikt e kanë mbajtur adoleshentin me forcë në një vend të izoluar duke e dhunuar psikologjikisht e fizikisht e më pas kanë kaluar në aktin ekstrem. Paraprakisht, nisur edhe nga deklarimet e të dëmtuarit, dyshohet se autorët mund të kenë qenë katër persona, banorë të po zë njëjtës zonë ku ai jeton. Ndërkohë, policia është duke hetuar edhe në pista të tjera lidhur me motivin e ngjarjes, përfundojnë burimet e gazetës.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 26948 additional Information on that Topic: epavarura.com/dhune-e-pazakonte-ndaj-nje-16-vjecari-gjendet-doreze-ruli-ne-vrimen-e-anusit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/dhune-e-pazakonte-ndaj-nje-16-vjecari-gjendet-doreze-ruli-ne-vrimen-e-anusit/ […]

Comments are closed.