Presidenti i SHBA Barak Obama po largohet nga Shtëpia e bardhë pasi çdo vit ka lëshuar dhjetëra mijëra bomba mbi popujt myslimanë të vendeve në jugperëndim dhe në perëndim të Azisë si dhe në veri të Afrikës.

Shtatë vite më parë, Obama për shkak të “përpjekjeve të jashtëzakonshme për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit të popujve” dhe megjithëse nuk kishte mbushur asnjë vit në pushtet, mori çmimin Nobel për paqe. Ky fitues i çmimit Nobel për paqe po largohet nga Shtëpia e Bardhë në kushtet kur ( po të llogarisim një bombë për çdo sulm) gjatë vitit 2016 ka hedhur 26 171 bomba mbi popujt e ndryshëm të botës.

Sipas analizës së kryer nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë i SHBA bazuar në të dhënat e Pentagonit, shumica e këtyre bombave janë hedhur në Siri dhe Irak. Në Afganistan, Obama, i cili kishte premtuar se do të largojë të gjitha forcat amerikane nga ky vend deri në përfundimin e mandatit të tij presidencial, ka kryer mbi 1300 bombardime në vitin 2016 çka përbën një rritje prej 40 % në krahasim me vitin 2015.

Micah Zenko në vebsajtin e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë të SHBA, shkruan: “Gjatë presidencës së Barak Obamas, Amerika ka hedhur 26 171 bomba mbi shtatë vende myslimane. Sigurisht ky është numri më i vogël i mundshëm, sepse sipas Pentagonit, vetëm në sulmet në Pakistan, Jemen, Somali dhe Libi, forcat amerikane kanë hedhur dhjetëra bomba në çdo sulm. Nëse llogarisim se në çdo sulm amerikan janë hedhur dy bomba, atëherë arrijmë në konkluzionin se gjatë vitit 2016 Amerika ka hedhur mbi 52 mijë bomba mbi kokat e myslimanëve.”/ PT

3 COMMENTS

Comments are closed.