Qendra Islamike “Teohid” në Liverpul të Anglisë përsëri është sulmuar nga persona ekstremistë.

Mekdad Varasi, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve të Anglisë në faqen e tij në Twitter ka shkruar se Qendra Islamike “Teohid” përsëri është sulmuar nga persona ekstremist.

Mekdad Varasi ka shtuar se në Liverpul është përhapur në masë të madhe veprimtaria e grupeve të ekstremit të djathtë dhe këto grupe kanë kryer edhe sulmet e kaluara.

Janë publikuar pamje që tregojnë dëmet e mëdha materiale të shkaktuara në këtë qendër islamike. Këto pamje tregojnë se edhe kur’anët dhe librat e tjera fetare janë djegur në zjarr. Sipas këtij raporti, Qendra Islamike e Liverpulit kohëve të fundit është sulmuar disa herë nga grupet raciste.

Vlen të theksohet se gjatë muajve të kaluar janë shtuar sulmet kundër myslimanëve në Evropë dhe në Angli.

Organizata “Tell Mama” e cila shënon rastet e sulmeve fizike dhe gojore kundër myslimanëve, në qershor të këtij viti ka deklaruar se numri i sulmeve kundër myslimanëve në vitin 2015 është trefishuar.

2 COMMENTS

Comments are closed.