Në fund të viteve 1960, Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi një projekt për të ndjekur nga afër rreth 1.800 fëmijë në Mauritius, një ishull në Oqeanin Indian. Studiuesit i përdorën të dhënat për të parashikuar nëse një fëmijë kur të rritet do të bëhej apo jo një kriminel. Kërkimi tregoi se fëmijët nga Mauritius me rrahja të ngadalta të zemrës dhe reagim të reduktuar të lëkurës, kur mërzitesin nga tonet me zë të lartë apo pyetjet sfiduese, prireshin të kishin rekorde penale kur të rriteshin.
Pesëmbëdhjetëvjeçarët me këtë model, prireshin të kishin rekorde penale duke filluar nga mosha 29-vjeç. Trevjeçarët që shfaqnin këtë model, qenë zakonisht më agresivë se fëmijët e tjerë 5 vjet më vonë. Kur u testuan grupe binjakësh, binjakët identikë treguan më shumë tipare të ngjashme se ata joidentikë. Kjo sugjeron se gjenetika ka luajtur një rol më të fuqishëm se faktorët e mjedisit, në kushtet kur çdo grup binjakësh ishte rritur në të njëjtën shtëpi.
Sipas teorisë, kriminelët janë të pandjeshëm ndaj frikës. Zhurma e madhe shton rrahjet e zemrës dhe e vendos trupin në gjendje gatishmërie, dhe kjo është ajo që kapin edhe sensorët e lëkurës. Por fëmijët, që nuk ishin të alarmuar nuk reaguan ndaj dënimit kur silleshin keq. Në të njëjtën mënyrë, ata nuk reagonin as ndaj shqetësimit të njerëzve të tjerë. Teoria thotë se modeli ndërtohet teksa ata rriten, duke rezultuar në sjellje kriminale. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se mjedisi është një faktor i rëndësishëm, nëse fëmija do të bëhet apo jo një kriminel.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 51111 more Information to that Topic: epavarura.com/disa-njerez-mund-te-jene-kriminele-te-lindur/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 17140 more Information on that Topic: epavarura.com/disa-njerez-mund-te-jene-kriminele-te-lindur/ […]

Comments are closed.