Moska dislokon sistemin më të sofistikuar raketor të saj S-500 në brigjet e Rusisë.

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se autoritetet ushtarake të Rusisë të premten kanë deklaruar se forcat detare të këtij vendi kanë gatishmërinë e plotë për të futur sistemin raketor S-500 në ujërat bregdetare të Rusisë. Në këtë kuadër është vendosur që disa destrojerë të pajisen me sistemin raketor kundërajror S-500, me artileri universal 130 mlm, A-192 dhe me sistemin raketor Poket NK. Rusia edhe para kësaj ka deklaruar se sistemi raketor S-500 është i pajisur me sistem kundër radarëve i cili do të reduktojë mundësin e zbulimin të vendit ku janë dislokuar raketat e këtij sistemi. Moska ka deklaruar se do të shfrytëzojë kapacitetet e saj ushtarake mbrojtëse për të parandaluar depërtimin e Amerikës dhe të NATO-s në kufijtë perëndimor të Rusisë. Vlen të theksohet se sistemi raketor S-500 është i pajisur me dirigjim automatik me rreze veprimi 600 km dhe 40 km lartësi mund të shkatërrojë raketat me rreze të mesme veprimi, raketat interkontinentale, raketat ultrazëri, raketat Kruz me krahë, dronët e pakapshëm nga radari, satelitet komunikues dhe objektet ushtarake dhe sulmuese në hapësirë.

9 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/dislokohet-sistemi-raketor-s-500-ne-brigjet-e-rusise/ […]

Comments are closed.