Një shuplakë e re dhe e rëndësishme konsiderohet vendimi që ka dhënë sot gjykata Administrative në Agrigento duke dënuar ministrinë e Shëndetësisë lidhur me prekjen nga autizmi të një fëmije që kishte bërë vaksinën e udhëzuar nga autoritete mjekësore vendase.

Gjykata siciliane me vendimin e saj ka detyruar ministrinë e Shëndetësisë së Italisë që të dëmshpërblejë fëmijën nga Agrigento, i prekur nga autizmi, me 250 mijë euro.

Më herët në vitin 2014, Gjykata e qytetit, kishte shqyrtuar një raport shkak-pasojë për lidhjen midis vaksinës dhe diagnozës autizëm dhe i kishte njohur familjes së të voglit një dëmshpërblim 250 mijë euro, por Ministria e Shëndetësisë nuk e pagoi shumën.

Me vendimin e sotëm, kjo ministri detyrohet të paguajë shumën e plotë dhe vlerat e mëtejshme nga vonesa e deritanishme.

E përditshmja kombëtare italiane “la Republica” i kushton sot një artikull të gjerë ngjarjes ku një djalë është bërë autik pasi mori vaksinën polivalente (kundër difterisë, hepatitit B, kollës së mirë dhe tetanosit.

Vendimi i gjykatës cilësohet si një shuplakë ndaj shkencës dhe shtron pikëpyetje të rëndësishme nëse duhet mohuar lidhja që kanë vaksinat me autizmin, nënvizon gazeta më e madhe italiane në numrin e së mërkurës 27 korrik 2016.

Sipas “la Repubblica”-s, vaksinat nuk vlerësohen të sigurta në masën 100 % dhe në raste të caktuara mund të provokojnë sëmundjen që duhet të parandalojnë ose shkaktojnë një sëmundje të ngjashme me të.

Më herët në vitin 2012 edhe gjykata në Rimini kishte dënuar ministrinë e Shëndetësisë pasi një tjetër fëmijë ishte prekur nga autizmi pasi kishte marrë vaksinën treshe e njohur si vaksina MMR.

Edhe në Milano, një tjetër rast ka përfunduar në vendim ndëshkues për ministrinë e Shëndetësisë pasi një tjetër fëmijë u prke nga autizmi pasi mori vaksinë.

Procese të tjera janë zhvilluar dhe vazhdojnë në të gjithë Italinë.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: epavarura.com/djali-behet-autik-pas-vaksines-denohet-ministria-e-shendetesise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/djali-behet-autik-pas-vaksines-denohet-ministria-e-shendetesise/ […]

Comments are closed.