Një jaht i pazakontë ka vizituar këto ditë ujërat shqiptare dhe pikërisht ato të Jonit.

Bëhet fjalë për arritjen e fundit të teknologjisë ultra moderne të jahteve. Ai është ankoruar për disa orë në brigjet e Sarandës dhe pasagjerët e tij të rrallë, kanë bërë një vizitë në Butrint.

Jahti vinte nga Greqia dhe me të udhëtonte djali i mbretit të Arabisë Saudite Al Saud.

“Nuk dihet sa të tjerë kanë qenë në bordin e kësaj anijeje super luksoze, por ajo ka ndaluar në ujërat e Sarandës”, thotë për ATSH-në Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare.

Dy prej pasagjerëve të anijes kanë vizituar Butrintin dhe i ka shoqëruar vetë Tare për në amfiteatrin e lashtë.

Kjo është dhe vet enigma që pikërisht shoqëruesi i tyre nuk ka mësuar shumë gjëra për vizitorët e rrallë, jahtin super luksoz dhe qëllimin e udhëtimit përfundimtar. Pasi kanë mbaruar vizitën në Butrint, vizitorët janë larguar në drejtim të Greqisë.

“Vizita e këtij super jahti luksoz është një shenjë e mirë për fillimin e sezonit turistik dhe për mundësitë e mëdha që ka turizmi i lundrimit në brigjet shqiptare”, përfundon prononcimin për ATSH-në, Auron Tare.

5 COMMENTS

Comments are closed.