Kumar Marvada 17-vjeç ishte zgjuar gjatë varrimit të tij, duke i shokuar qindra njerëz që merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Atë e kishte kafshuar një qen i tërbuar, ku si pasojë ishte shtrirë në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar me kalimin e ditëve, kurse mjekët i kishin propozuar familjes së tij që ta fikin nga aparati që po e mbante gjallë, pasi që ishin të bindur se ekzistojnë gjasa të vogla që ai të shpëtojë.

Prindërit me zemër të thyer kishin dëgjuar këshillat e mjekëve, dhe kështu morën trupin e djalit të tyre. Megjithatë, rrugës për në varreza, djaloshi është zgjuar nga koma dhe filloi të marrë frymë.

Me të parë se i biri i tyre ishte ende gjallë, ata vrapuan për ta kthyer Kumarin në spital ku i është aktivizuar sërish aparati.

Mjekët thonë se ai vuan nga meningocefalitis, inflamacion i trurit që po i shkakton baktere nga kafshimi i qenit të tërbuar.

Let’s block ads! (Why?)

10 COMMENTS