Pushimet verore janë shumë pranë, disa kanë planifikuar destinacionet e preferuara, ndërsa shumë të tjerë janë drejt mbylljes së rutinës së përditshme të punës. Për nënat e reja mbetet problematike nxjerrja në ambientet e detit fëmijët, të cilët dalin për herë të parë në diell. Nuk ka asgjë të keqe të shkosh me pushime me fëmijë, të cilët janë në moshë shumë të vogël, por prindërit, duhet të kenë parasysh disa këshilla.

 

Në përgjithësi është mire qe fëmijët deri ne moshën 2 vjeçare te mos i ekspozoni kurrë ne orët e nxehta por vetëm rreth orës 9:30 te mëngjesit dhe 17:30 te pasdrekes. Dielli është i dëmshëm për lëkurën e një te rrituri pa diskutuar lëkurën e një foshnjeje,  e cila është shume delikate. Nuk mund te shkoni ne plazh qoftë edhe një ore dhe te mos keni me vete një krem mbrojtës 50 SPF për foshnjën tuaj ose dhe me shume.

 

Hera e pare e foshnjës ne det është me te vërtet emocionuese dhe ne te vërtet nuk ka kundër ndikime edhe pse duhet te keni parasysh temperaturën e ujit sepse fëmijët sa me te vegjël aq me shume perceptojnë te ftohtin. Për herët e para është mire ti fusni vetëm këmbët pa e zhytur tërësisht.

 

 

Rreziku kryesor lidhet vetëm me diellin dhe rrezikun nga djegia por ne foshnja edhe temperaturat e larta mund te shkaktojnë dehidratim. Kështu është mire qe foshnjën ta lini gjithmonë ne hije duke e freskuar here pas here duke i dhënë për te pire. Nëse jeni duke e ushqyer me gji nuk është e nevojshme ti jepni ujë sepse qumështi i nënës është një hidratues natyral i mrekullueshëm dhe i pazëvendësueshëm.

 

Është e mundur qe gjate ditëve shume te nxehta edhe pse jeni munduar ta mbroni me çdo kusht lëkura e foshnjës mund te skuqet ne këtë rast për të lehtësuar disi shqetësimet e tij është mire te aplikoni një krem freskues.

3 COMMENTS

Comments are closed.