Në përfundim të këtij rishikimi nga zyra greke e statistikave, Elast, sipas vlerësimeve të para të bëra në shkurt, viti 2016 u mbyll me një rënie prej 0,05 për qind të PBB-së, kundrejt një rritje me 0,3 për qind që parashikohej.

Vendi, PBB-ja e të cilit ka rënë me 1,2 për qind në tremujorin e katërt, kundrejt një rënie të vlerësuar fillimisht në 0,4 për qind, do të mbetet në recesion për të tetin vit radhazi, me përjashtim të një rikthimi të shkurtër të rritjes ekonomike në vitin 2016, përcjell Atsh.

Njoftimi i kësaj performance të dobët vjen kur Athina përpiqet të arrijë me kreditorët e saj një marrëveshje që po zgjat disa muaj për të qëndruar nën injektim financiar deri në vitin 2018 dhe të përgatisë më pas rikthimin në tregjet financiare.

6 COMMENTS