Janë zbuluar më në fund të gjitha detajet e incidentit i cili ndodhi në Detin Barents ku kur aeroplani luftarak rus ndiqte aeroplanin amerikan të spiunimit.
Në mënyrë të veçantë, në fund janë deklasifikuar të gjitha dokumentet në lidhje me çështjen e cila ka dëmtuar seriozisht marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, transmeton KosovaPost.

Ishte 6 tetorit i vitit 1986 kur fluturakja amerikane SR-71 Blackbird ishte nisur në mision të spiunimi në afërsi të ujërave territoriale sovjetike, në brigjet e Murmanskit. Por, aeroplani u kap shpejt nga një MiG-31 rus, që ishte teknologjia e fundit në Forcën Ajrore Sovjetike.

Ky episod, i cili mund të kishte pasoja serioze në marrëdhëniet e dy superfuqive u përshkrua nga historiani britanik Paul Crickmore në librin e tij të ri “Lockheed Blackbird, “Përtej misioneve sekrete”.

Siç raporton Dail Mail, aeroplanët amerikanë në atë kohë kishin detyrë të mbikëqyrin flotën e nëndetëseve sovjetike, me raketa balistike rreth bazës Murmansk.

Sipas dokumenteve, Blackbird ka arritur të ‘shkundte’ MiG-un armiqësor, por mezi ia doli të vazhdojë fluturimin qetë.

Piloti amerikan, nënkolonel Ed Yeilding, kështu e përshkroi incidentin: “Në largësi të madhe, para nesh, afro 100 milje, kam vërejtur gjurmët e ndritshme ruse se si shkojnë drejt e te ne. Por, ishin në një lartësi më të vogël. E dija se ishte një aeroplan luftarak sovjetik, ndoshta MiG-31. Kam vënë re se pas nesh ka mbetur një shteg i gjatë, kështu që lehtë kanë mundur të na shohin. Erdha në përfundimin se para meje është një pilot rus, ndoshta i apasionuar pas aviacionit që dëshironte të bënte më të mirën në atë moment. E dija se ka urdhër për të shtënë. Por, e dija se nuk e bën në pozitën që isha, në shtegun tonë. Ne nuk kishim armë që të mbroheshim, pos shpejtësisë së madhe. Vazhduam rrugën e caktuar për të bërë fotot. Ndërkaq, duhej të ishim tepër të kujdesshëm në këtë shteg, që assesi të mos futemi në ujërat sovjetike, sepse na prisnin raketat ruse”!

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: epavarura.com/dokumentet-sekrete-te-cia-s-per-6-tetorin-1986-si-u-shmang-konfrontimi-pasoja-per-tere-njerezimin/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: epavarura.com/dokumentet-sekrete-te-cia-s-per-6-tetorin-1986-si-u-shmang-konfrontimi-pasoja-per-tere-njerezimin/ […]

Comments are closed.