Gazeta e njohur kroate “Jutarnji List” përmes një analize thekson ndikimin e theksuar rus në Maqedoni dhe tentimin për destabilizimin e tij. Në analizë shkruan se ky shtet që edhe më tej është pa emër për shkak të kontestit me Greqinë, praktikisht tanimë disa muaj nuk po funksionon.

“Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 dhjetor, mirëpo çështja është se ato a do të sjellin zgjidhje”, thekson gazeta, raporton INA. Më tej thuhet se vendi përballet me ndarje dhe qëndrime kontradiktore të opsioneve maqedonase dhe atyre shqiptare.

“Edhe këtu Rusia mund të ketë rolin e saj kryesor, pasi që është e njohur se ajo përkrahë ‘kryeministrin teknik’ Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov, të cilët me vendimin për amnistimin për aferën e përgjimeve kanë nxitur krizë në Maqedoni. Nga ana tjetër, Brukseli qëndron në anën e udhëheqësit opozitar Zoran Zaev”, nënvizon analiza e gazetës së mirënjohur kroate.

1

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: epavarura.com/dokumenti-putin-shkaku-perplasjeve-mes-shqiptareve-dhe-maqedonasve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 9158 additional Information to that Topic: epavarura.com/dokumenti-putin-shkaku-perplasjeve-mes-shqiptareve-dhe-maqedonasve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/dokumenti-putin-shkaku-perplasjeve-mes-shqiptareve-dhe-maqedonasve/ […]

Comments are closed.