Pavarësisht presionit të madh të ushtruar për mos publikimin e këtij informacioni, Julian Assange ka bërë publike një dokument që tregon se si Hillary Clinton ka kërkuar eliminimin fizik të tij.

45­ vjeçari themelues i “WikiLeaks” jeton prej pesë vitesh në ambasadën e Ekuadorit në Londër pasi Suedia kërkon ekstradimin e tij. Publikimi i dokumentit sekret ishte paralajmëruar të bëhej në një dalje të Assange në ballkonin e ambasadës, por një gjë e tillë u anulua për arsye sigurie.

Kërkesa për vrasjen e Assange është bërë gjatë kohës kur Clinton mbante detyrën e Sekretares së Shtetit. Clinton dhe Departamenti i Shtetit ishin në presion për t’i mbyllur gojën themeluesit të “WikiLeaks” para se të publikoheshin mijëra kabllograme sekrete nga viti 1966 deri në 2010.

Lajmi është publikuar nga “True Pundit” dhe më pas është shpërndarë nga faqja e “WikiLeaks”. Materiali shoqërohet dhe më një video ku një prej strategëve të Partisë Demokratike, Bob Beckel, gjatë një interviste për CNN bën thirrje për vrasjen e Assange pas publikimit të këtij dokumenti për Clinton.

Assange ka luajtur një rol kyç në garën presidenciale në SHBA. Pak muaj më parë publikoi 20 mijë mesazhe elektronike që dëshmonin se Demokratët në SHBA po komplotonin për të parandaluar fitonte e Bernie Sanders përballë Clinton.

clinton1

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/dokumenti-sekret-qe-tregon-se-hillari-klinton-eshte-vrasese-ka-kerkuar-vrasjen-e-julian-assange/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 52106 additional Information on that Topic: epavarura.com/dokumenti-sekret-qe-tregon-se-hillari-klinton-eshte-vrasese-ka-kerkuar-vrasjen-e-julian-assange/ […]

Comments are closed.