Secili prej nesh ka një orë biologjike që rregullon ritmin e ditës tonë. Kjo është arsyeja përse disa njerëz janë si “zogj të hershëm” dhe të tjerët “bufa nate”.

Por sipas specialistit të gjumit dhe psikologut Michael Breus, ka më shumë se thjesht zogj dhe bufa në këtë botë.

Në librin e tij “The Poëer of ëhen”, Breus argumenton se shumica prej nesh bën pjesë në 4 kategori gjitarësh dhe se duke ditur “Chronotype” tuaj do t’iu ndihmojë të kuptoni se cila është koha më e mirë e ditës për të bërë gjithçka: nga pirja e një filxhani kafeje në kohën ideale për stërvitje, seks e shumë gjëra të tjera.

Më poshtë ne po ju sjellim disa këshilla nga libri i tij, në mënyrë që ta bëni ditën tuaj më produktive pavarësisht nëse jeni një “delfin”, “luan”, “ari” ose “ujk”.

-Nëse zgjoheni shpejt por nuk jeni plotësisht i “rigjeneruar”. Atëherë jeni tamam si një delfin, pasi delfinët flenë vetëm me gjysmën e trurit të tyre. Delfini është një përshtatje e mirë për ata që bëjnë gjumë të shqetësuar dhe vuajnë nga pagjumësia. Pas një nate të çrregullt ju duhet të bëni stërvitje në mënyrë që të rrisni presionin e gjakut, tempin e trupit dhe nivelin e kortizolit përpara se të nisni ditën.

Nëse i keni sytë të ndritur që në agim dhe ndiheni i përgjumur nga mesi i pasdites. Atëherë ju jeni si një luan. Ashtu si luanët, njerëzit me këtë orë biologjike japin më të mirën e tyre në mëngjes dhe ndërsa dita vazhdon, niveli i tyre i energjisë merr një pikiatë.

Breus sugjeroj që të kryeni detyrat më të rëndësishme rreth orës 10 paradite-12 të darkës.

-Nëse përdorni mirë butonin e shtyrjes dhe lodheni në mbrëmje vonë. Atëherë jeni si një arush. Njerëzit që i përkasin kësaj kategorie, njihen për gjumin e gjatë dhe të thellë. Njerëzit me këtë tip kanë një gjumë dhe zgjim që përputhet me ciklin diellor. Për të nisur ditën, Breus sugjeron një mëngjes të mirë me proteina rreth orës 7.30 të mëngjesit.

-Nëse nuk flini deri në mesnatë ose më vonë. Atëherë jeni si një ujk. Të emëruar si gjuetarët e natës, “ujqërit” janë njerëzit më të vëmendshëm pas lindjes së diellit. Ata nuk ndihen të lodhur deri natën vonë dhe kanë problem me zgjimin. “Ujqërit” tentojnë të konsumojnë disa filxhanë kafe në mëngjes.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/doni-nje-dite-produktive-mesoni-se-kur-duhet-ti-beni-gjerat-sipas-ores-tuaj-biologjike/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 70125 more Information to that Topic: epavarura.com/doni-nje-dite-produktive-mesoni-se-kur-duhet-ti-beni-gjerat-sipas-ores-tuaj-biologjike/ […]

Comments are closed.