Dy inxhinjerë të pafat në sipërmarrje të mëparshme biznesi, Genc Kuçuku dhe Vangjel Prela, bashkohen dhe punojnë në një tjetër kompani, gjithashtu me një bilanc humbjesh të mëdha. Por, ndryshe nga përvojat e tyre të mëparshme të dështuara, kjo kompani e re, “Progeen”, pavarësisht se me bilanc shumë negativ, në mënyrë paradoksale, rezulton se ka një aktivitet të ngjeshur tregtar.
“Çelësi i suksesit” të kësaj kompanie, e cila ka regjistruar humbje të mëdha, duket se është një prej drejtuesve të saj kryesorë, Vangjel Prela, bashkëshorti i drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela. Kompania “Progeen” ka shënuar rritje të mëdha në volumin e ndërtimeve, pikërisht në kohën kur prokurorja Prela filloi të ngjisë shkallët e karrierës në radhët e Prokurorisë. Ndoshta kjo e gjitha është rastësi, por disa fakte janë kokëforte dhe krijojnë dyshime.
Vangjel Prela, tashmë është më i njohur si bashkëshorti i Donika Prelës, drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda. Në vitin 2008 ai krijoi kompaninë “B-V-Konstruksion”, me objekt tregtimi artikuj industrialë dhe projektim e zbatim ura e vepra arti. Por, biznesi në këtë kompani duket se nuk ka shkuar sipas parashikimeve të Vangjel Prelës. Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), kompania “B-V-Konstruksion” është “shoqëri në likujdim e sipër”. Pra, kompania ka falimentuar.

Genc Kuçuku, personi kryesor në kompaninë “Progeen”, rezulton se ka qenë administrator i kompanisë me emër thuajse të njëjtë, “Progeen Konstruksion”, e regjistruar në QKR gjithashtu në vitin 2008, madje, ndoshta rastësi, vetëm pak ditë pasi Vangjel Prela kishte regjistruar kompaninë e tij “B-V-Konstruksion”. Njëlloj si Prela, edhe Kuçuku ka shpallur likujdimin e kompanisë “Progeen Konstruksion”, për shkak të falimentit.

Pas këtyre tentativa të pasuksesshme, inxhinjer Kuçuku, në vitin 2013, regjistron kompaninë e re, “Progeen”, e cila, sipas prezantimit të saj në faqen zyrtare të internetit, ka ndërtuar të paktën 5 rezidenca banimi, si edhe është përfshirë në disa projekte të tjera. Po sipas informacionit zyrtar, një person shumë i rëndësishëm, më saktësisht i dyti në kompani, rezulton Vangjel Prela, bashkëshorti i Donika Prelës.

Kompania “Progeen”, e drejtuar nga Kuçuku dhe Prela, ka një bilanc tejet negativ. “Lajme.al” ka siguruar të dhëna nga Drejtoria e Tatimeve, nga të cilat rezulton se kjo sipërmarrje, rezulton që vetëm në vitin 2015 të ketë nxjerrë fitim, në vlerën 11 milionë lekë të reja. Ndërsa për 4 vitet e tjera, kompania “Progeen” ka akumuluar humbje në vlerën e 37 milionë lekëve të reja.
Pra, kompania “Progeen” ka pasur mungesë të theksuar likuiditetesh, të cilat shërbejnë për ndërtimin dhe përfundimin e projekteve ndërtimore. E, megjithatë, sërish “Progeen”, në mënyrë të çuditshme ka arritur të ndërtojë 5 komplekse rezidenciale banimi dhe godina të tjera, në mënyrë shumë të dyshimtë.
Bilanci negativ tregtar dhe ecuria e pazakontë e kompanisë duhet të ishte objekt i kontrollit nga hetimi tatimor. Por, burime brenda këtij institucioni deklarojnë në kushte anonimati se kjo kompani i është shmangur hetimit tatimor, për faktin se një ndër njerëzit kryesor të saj është bashkëshorti i prokurores Donika Prela.
Kjo e fundit, një prokurore e thjeshtë në Durrës, u emërua zv.drejtuese dhe shefe e Njësisë Antikorrupsion pranë këtij institucioni në qytetin bregdetar. Pikërisht, në këtë kohë, ndoshta edhe rastësisht, nis rritja e volumit të punës së kompanisë “Progeen”. Po ashtu, në kohën që Donika Prela ishte shefe e Antikorrupsionit në Prokurorinë e Durrësit, bashkëshorti i saj, Vangjel Prela, i bashkohet zyrtarisht kompanisë ‘Progeen”.
Pasi qëndroi më shumë se një vit në atë pozicion, Donika Prela caktohet si drejtuese e Prokurorisë së Durrësit, nëpërmjet një procedure anti-ligjore të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Paralelisht, kompania “Progeen” vijon të rrisë volumin tregtar, ndërkohë që rrit edhe nivelin e humbjeve.
Në maj 2018, po me një procedurë anti-ligjore, Donika Prela caktohet si Drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda. Që nga ky koment, kompania “Progeen” është “e mbrojtur tërësisht nga Hetimit Tatimor, sipas burimeve të “Lajme.al”, të cilët deklarojnë se “asnjë në Tatime nuk guxon të afrohet për të kontrolluar biznesin e bashkëshortit të Donika Prelës”.
Brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kompania “Progeen” njihet si biznes i Vangjel Prelës, gjë e cila krijon dyshime të forta edhe mbi lidhjet e Donika Prelës me këtë biznes. Kompania ka ngritur 5 rezidenca banimi. Këto rezidenca janë ndërtuar paralelisht me rritjen në detyrë të Donika Prelës. Ndaj është logjike që të ngrihet një pikëpyetje e madhe: A janë këto pallate në pronësi të Donika Prelës dhe bashkëshortit të saj? Në deklaratat e pasurisë së prokurores Prela nuk është e shënuar asnjë pasuri e tillë, gjë që krijon dyshime të forta se, nëse rezulton që janë në pronësi të Donika e Vangjel Prelës, këto pallate mund të jenë fshehur në formularët e deklarimit të pasurisë dhe janë shënuar në emër të personave të tjerë.

Shperndaje lajmin Donika Prela, pronare në 5 pallate? Dyshime se shefja e Krimeve të Rënda fsheh pasurinë appeared first on Lajme.al.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/donika-prela-pronare-ne-5-pallate-dyshime-se-shefja-e-krimeve-te-renda-fsheh-pasurine/ […]

Comments are closed.