Dr. Elton Peci: Infeksionet urinare në shtatzani, trajtimi pa dëmtuar beben

795

Konsumi i lëngjeve, mënyrë shumë e mirë për të shpejtuar “pastrimin” e urinës. Dhe, nëse infeksionet urinare komplikohen me ethe dhe temperature, lëngjet minimizojnë rrezikun për dehiidratim
 
 Nga Dr. ELTON PECI
 
Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta gjatë shtatzanisë. Nqs nuk trajtohen ato mund të shkaktojnë infeksione serioze të veshkës. Trajtimi i këtyre infeksioneve përfshin antibiotikët. Qëllimi është të mjekohet infeksioni por edhe të parandalohen komplikacionet e mundshme që ky infeksion mund të shkaktojë.

SISTEMI URINAR …
Urina prodhohet nga veshkat që janë organe që lokalizohen në të dy anët e kolonës vertebrale. Urina derdhet përmes 2 kanaleve të quajtur ureterë në vezikën urinare. Vezika urinare shërben për depozitimin e urinës. Që aty, urina del jashtë në mënyrë të vullnetshme përmes një kanali që quhet uretër (uretra).

LLOJET E INFEKSIONEVE URINARE
Infeksionet uriare shkaktohen nga prania e bakterieve në urinë. Ky kontamimin (ndotje) mund të shkaktojë:
Bakteriuri asimptomatike. Është një situatë në të cilën bakteriet kontaminojnë urinën por ende pa shkaktuar ndonjë shenjë apo simptomë tek pacientja.
Cistit (infeksion i vezikës urinare). Cistiti është shumë is shpeshtë si gjatë ashtu edhe jashtë shtatzanisë. Shenjat që jep ky infeksion janë dhimbja dhe djegia gjatë urinimit, dhimbje në fund të barkut, gjak në urinë (hematuri) dhe temperaturë.
Pielonefrit (infeksion i veshkave). Ky infeksion është më i rrallë se cistiti por më i rrezikshëm. Zakonisht ndodh si një komplikacion i bakteriurisë asimptomatike dhe cistitit kur ato nuk trajtohen si duhet. Shenjat që mund të japë pielonefritit janë dhimbje në ije (lozhat renale) dhe gjatë urinimit, ethe, nauze, të vjella, diarre dhe gjak në urinë (hematuri).

SI SHKAKTOHEN INFEKSIONET URINARE?
Shumica e infeksioneve urinare shkaktohen nga bakterie që vijnë nga zorrët. Këto bakterie nuk shkaktojnë infeksione në zorrë por vetëm kur kolonizojnë sistemin urinar. Në shumicën e rasteve kemi një migrim (spontan ose përmes kontaminimit) të bakterieve nga anusi drejt uretrës dhe vezikës urinare.
Në momentin që hyjnë në organet e sistemit urinar këto bakterie fillojnë të shumohen duke kolonizuar dhe shkaktuar infeksion të mukozës së këtyre organeve. Femrat janë më të predispozuara të bëjnë infeksione urinare për shkak se uretra e tyre është më e shkurtër se ajo e meshkujve.
Nga ana tjetër, femrat shtatzanë janë akoma më të predispozuara për infeksione urinare për shkak të ndryshimeve hormonale tipike të shtatzanisë, të cilat shkaktojnë një ngadalësim të fluksit të urinës.

LEXO EDHE  Sulmet e ISIS në Barcelonë, synim ishte dhe katedralja…

A E RREZIKON SHTATZANINË INFEKSIONI URINAR?
Në një pjesë të vogël të rasteve infeksionet urinare mund të komplikohen me kontraksione uterine të hershme duke shkaktuar kështu aborte ose lindje para kohe. Për këtë arsye infeksionet urinare duhet të trajtohen në mënyrë korrekte gjatë shtatzanisë.

SI TRAJTOHEN
Antibiotikët. Ka një mori antibiotikësh që lejohen gjatë shtatzanisë dhe që kanë një efekt shumë të mirë ndaj infeksioneve urinare. Llojin e antibiotikut dhe dozën do ta përcaktojë gjinekologu, në funksion të përgjigjes së analizave të urinës dhe të varësi të ankesave të pacientes. Këto antibiotikë nuk do të dëmtojnë aspak bebin.
Qetësuesit e dhimbjeve. Zakonisht për dhimbjet që shkakton infeksioni urinar mund të përdoren paracetamoli dhe buskopani.
Konsumi i lëngjeve. Konsumi i lëngjeve është një mënyrë shumë e mirë për të shpejtuar “pastrimin” e urinës. Nga ana tjetër, nqs infeksionet urinare komplikohen edhe me ethe dhe temperature, konsumi i lëngjeve minimizon edhe rrezikun për dehiidratim.
 
 

ANALIZAT URINARE GJATË SHTATZANISË
Një analizë e thjeshtë urine duhet të kryhet në cdo tremujor të shtatzanisë dhe në cdo rast që pacientja ka ankesa. Në rast se evidentohen bakterie apo në prani të simptomave pacientja duhet të kryejë edhe një urokulturë (kultura apo “mbjellja” e urinës). Trajtimi me antibiotikë duhet të fillojë vetëm në momentin, kur përgjigja e urokulturës është gati.
 
  
Boronica e kuqe s’lejon shumimin e bakterieve
Mjekët popullorë, si gjithnjë i mëshojnë faktit të të ushqyerit dhe kurimit pa ilaçe, vetëm me ndihmën e bimësisë apo produkte të tjera natyrale.
Për të parandaluar cistitet apo forma të tjera të inflamacioneve të rrugëve urinare, është me rëndësi të madhe të konsumoni sa më shumë lëngje, minimalisht 2 litra ujë në ditë për të ndihmuar diurezën dhe të bëhet i mundur eleminimin e mbeturinave, toksinave dhe baktereve gjatë urinimit.
Higjiena personale është një faktor thelbësor për të mbajtur larg problemet në rrugët urinare. Është e rëndësishme të përdorni pastrues intim natyral dhe neutral për të ruajtur një ambjent genital më të shëndetshëm.
Ndër mjekimet natyrale përmendim boronicën e kuqe dhe cranberry, të cilat përdoren si tretësirë me pika; doza është zakonisht 40 pika 3 herë në ditë për të paktën një muaj. Boronica dhe cranberry mund të konsumohen përditë, edhe si lëng, dy gota në ditë.
Boronica ndikon në reduktimin e pH urinar duke penguar kështu shumimin e baktereve që shkaktojnë infeksionin. Ndërsa cranberry ka një veprim të fortë antiobakterial në aparatin urinar.
Ushqimi luan një rol jetik në pH e përgjithshëm të trupit dhe për këtë arsye që të mos cojë në acidize, është më mirë të kufizohet konsumi i ushqimeve acidifikuese, të tilla, si: produktet shtazore (mish, peshk, vezë, qumësht dhe produkte të qumështit) dhe për të zvogëluar ose lënë tërësisht përdorimin e kafes, ushqime e nxehta dhe djegëse, sheqerin e bardhë dhe alkoolin.

LEXO EDHE  CIA trondit politikën shqiptare: Donald Lu, ende ambasador i SHBA-së në Tiranë

Konsumi i frutave dhe perimeve, sidomos atyre me gjethe të gjelbër ndihmon në mbajtjen e një pH alkalin dhe rrit dhe sasinë e lëngjeve të trupit. Konsumi i tyre do të ishte një zakon tepër i mirë, jo vetëm për të mbajtur larg infeksionet urinare, por edhe për shkak të dobive të tjera që sjellin për nënën dhe fetusin. 
Shperndaje lajmin Dr. Elton Peci: Infeksionet urinare në shtatzani, trajtimi pa dëmtuar beben appeared first on SuperShendeti.

Loading...