Gatime LIFESTYLE Shëndeti

Dr. Rudina Thanasi: Aknet, pse trajtimi me “peeling” është më i shëndetshmi dhe rinuesi

(…pjesa e dyte)
Cila është koha që bëhet trajtimi peeling i mesëm i thellë, si hiqen edhe cikatrizimet pas akneve
Në numrin e kaluar, botuam një intervistë speciale rreth akneve, që besojmë se çdokush që e ka lexuar, tashmë është shumë i/e qartë se çfarë po u ndodh. Përmes këshillave të dermatologes së njohur, Dr. Rudina Thanasi, ju mësuam si të dini të trajtoni siç duhet aknetë konglobate ose aknetë e vështira, si dhe komplikacionet e rrezikshme që vijnë tyre.
Në vijim të kësaj teme, sot doktoresha do të ndalet te kurimi i akneve me procedurën “peeling” (piling), që është një trajtim mjekësor pa dhimbje, shumë i rekomanduar edhe thjesht si procedurë rinimi dhe zbukurimi. Dr. Rudina Thanasit, përveçse dermatologe është edhe Venerologe, Dermatologe, Kozmetologe, autore mjekësore dhe Kërkuese Shkencore. Ndaj, mos i hiqni sytë nga këshillat e saj…
 
(vijon nga numri i kaluar)
 
Akneja, është një sëmundje me predispozitë gjenetike, familjare. Kështu, që t’i ndërpresësh ciklin e manifestimit njëherë që është shfaqur nuk është e lehtë, do të thotë që të rishkruash të paktën memorien qelizore. Dhe, kjo realizohet vetëm për shkak të vazhdueshmërisë. Memoria e parë qelizore dhe rrjedhimisht një predispozitë apo një zakon, instalohen apo ndryshojnë për 21 ditë. Ashtu si edhe siç një person që ka zakone dhe tendencën të rikthehet atje ku ishte, tek e njohura, ashtu edhe qelizat e tij.
Pragu i dytë memories qelizore është 45 ditë. Pastaj 3 muaj, 6 muaj dhe, e fundit është 18 muaj. Prandaj, mbasi marrim rezultatin e dëshiruar në trajtimin e aknesë, për të qenë të sigurtë, ne vazhdojmë ta mbajmë pacientin në observim dhe trajtim deri në dy vite. Vazhdueshmëria është kryesore, në trajtimin e aknesë, por jo vetëm… edhe të çdo sëmundjeje në përgjithësi që është bërë kronike.
Pas kësaj periudhe mbi 2 vjet, u them e vetëdijshme pacientëve të mos vijnë më tek unë, të kujdesen vetë për fytyrën si zakonisht. Sigurisht ata, në këta dy vite kohë janë bërë edhe pak specialistë të vetes. Kanë marrë një bagazh që do t’u shërbejë për tërë jetën, për mënyrën se si duhet të kujdesen për fytyrën.
Pacienti, fillimisht qëndron pa trajtim 6 muaj deri në 18 muaj. Dhe, në qoftë se pas një viti apo pas një viti e gjysmë nuk i rishfaqen, atëherë është e pamundur që të rikthehen më aknet. Vetëm nëse mund të ketë një “boom” psikologjik, një traumë emocionale të fuqishme, apo ndonjë semundje të ndonjë natyre tjetër.
Ka raste, që janë më të rralla që janë rreth 20 për qind, që mbas 8 muajsh mund të ketë një rikthim. Në këtë rast, bëhet një trajtim i shkurtër, 6-mujor, edhe kaq. Pasi pacienti i është nënshtruar të gjithë protokollit, bashkë me trajtimin nga goja, i bëhen edhe disa seanca peeling-u apo djegie të kontrolluar e lëkurës.
Në fakt, trajtimi më i mirë dhe më i shëndetshëm për aknetë është peeling i mesëm i thellë. Në qoftëse ka vërtetë një trajtim që është edhe estetikisht shumë i bukur, edhe direkt efikas mbi arsyen edhe mbi shkakun e aknesë, e që ndihmon dhe për çikatriçet dhe jo vetëm mbi aknetë, është peeling-u i mesëm i thellë.
 
Cila është koha, që bëhet trajtimi i peeling i mesëm i thellë?
Ky lloj peeling bëhet një herë në gjashtë muaj, apo një herë në dy vjet. Ne, në klinikë kemi zhvilluar dy mënyra të ndryshme të peelingut, për shkak aknenë. Njëra është që pacientit i bëhet pjesërisht në zonat më të dëmtuara, një peeling i mesëm i thellë dhe në zonat e tjera i bëhet një peeling sipërfaqësor.
Dhe, në të gjitha këto 4 deri në 6 seanca, siç thamë të arrijmë të përfshijmë periudhën 21 ditë të memories së parë qelizore dhe 45–ditëshin, që jo vetëm ta frenojmë problemin, por edhe t’i mësojmë qelizat që të rriten të shëndetshme.
Peeling sipërfaqësor i mesëm – me peeling të mesëm të thellë, ky ishte protokolli ynë deri para tetë viteve. Prej tetë vitesh ne kemi ndërtuar një formulë personale të peeling të mesëm të thellë, që ka një avantazh të jashtëzakonshëm, që nuk rimerr 3 javë për t’u bërë cikatrizimi i plotë i lëkurës (siç ndodh normalisht në një peeling të mesëm të thellë) po thjesht periudha e cikatrizimit zgjat vetëm një javë, sa zgjat edhe një piling i rëndom sipërfaqësor.
E dyta, pacienti nuk është e nevojshme të spitalizohet, por vazhdon jetë si zakonisht. Kjo minimalizon koston e peelingut të mesëm të thellë, minimalizin efektet sekondare dhe kushtëzimin social. Pra “Doën Time” apo i gjithë problemi estetik të themi, apo ajo pjesa e bezdisshme, është njësoj si kur bëni një peeling sipërfaqësor të zakonshëm, thjesht një javë deri në dhjetë ditë, por efektin e ke maksimal – atë të një peeling të mesëm të thellë.
Peeling Kirurgjikal, këtë e kemi mbërritur duke përmirësuar formulën standard, me disa efekte dhe rezultate të jashtëzakonshme. Pra, koha e trajtimit nga tre javë është ulur në një javë, që është koha e ribërjes, si një peeling “i rëndomtë”. Kërkesat dhe nevojat e paciëntëve, sidomos rastet refraktare ndaj trajtimit, si dhe eksperienca e bollshme, na kanë mësuar dhe kemi arritur në ketë rezultat, që mund të bëjmë një peeling të mesëm të thellë çdo një javë.
 
Sa peeling të mesëm të thellë rekomandohen të bëhen?
Unë u rekomandoj pacientëve të mi të bëhen katër deri në gjashtë, në një afat kohor një javë nga njëri-tjetri, ku vetëm herën e parë mund të bëhen çdo dhjetë ditë. Pastaj, mund ta ribësh sa herë të duash. Kur mbarohet seanca e fundit e peeling-ut, pacienti pothuajse 70 – 80 për qind të problemit nuk e ka më. Kjo, për të qenë modest le të themi me aknenë, por edhe një pjesë të çikatriçes.
 
Dhe çfarë kemi fituar me këtë?
Kemi fituar ekuilibrimin e sebiumit dhe kemi fituar atë që është edhe më e rëndësishmja – rrregullimin e keratinizimit. Sepse, problemi më i vështirë i aknesë, është çrregullimi i keratinizimit. Rëndom, tek pacientët me akne, përveç bllokimit, kolectimit dhe inflamacionit e mbiinfektimit të glandes sebacee, qelizat e vdekura të lëkurës nuk shkëputen, por qëndrojnë përsipër sipërfaqjes së lëkurës, si tapë bllokuese.
Duke e bëre të pamundur që ky sebium në eksces, të mund nuk ka mundësi të fluidizojë. Ndaj krijohen ato puçrrat apo akneja konglobate. Duke bërë peelingun, ne e kemi hequr këtë si tapë. Por, më shumë se kemi hequr këtë si tapë, kemi hequr mundësinë që lëkura të keratinizohet në mënyrë jokorrekte. Kemi rregulluar sebiumin, mënyrën se si hidratohet dhe ushqehet lëkura. Tek personat që kanë aknenë konglobate, është interesante, sepse kanë zona shumë të yndyrshme dhe kanë zona shumë të thata lëkure në fytyrë. Dmth duket paradoks, por e kanë fytyrën, edhe të yndyrshme edhe të thatë, të pahidratuar. Njëkohësisht, kështu, ne edhe e mësojmë pacientin, se si të hidratojë lëkurën.

Shperndaje lajmin Dr. Rudina Thanasi: Aknet, pse trajtimi me “peeling” është më i shëndetshmi dhe rinuesi appeared first on SuperShendeti.