Dr. Rudina Thanasi: Puçrrat apo akneja me tri faza, kurimi që ju rinon me 10 vite

214

Dr. Rudina Thanasi: Pse aknetë nuk janë kurrë hormonale.  Ke kiste, ke nodule (gunga), ke më tepër se tre forma të aknesë. Në këtë intervistë do të gjeni zgjidhjen përfundimtare… Rezultati pas kurimit, mahnitës. Pacienti gjithmonë do të dijë, se si të vetëkujdeset për lëkurën gjatë gjithë jetës…
 
Intervistoi: Silvana Balliu
 
Shumë prej nesh mendojnë që kemi lexuar mjaftueshëm për aknetë, por me siguri kur të keni lexuar këtë intervitë, do të mendoni totalisht të kundërtën! Përmes këshillave të dermatologes së njohur, DR. Rudina Thanasi do të mësoni të dini të trajtoni siç duhet aknenë konglobate ose aknetë e vështira, si dhe komplikacionin e rrezikshëm, që vjen tyre. Nëse trajtoheni siç duhet, lëkura juaj do të jetë më mirë se vite më parë, por më shumë i rëndësishëm është shëndeti. Pse nuk duhet neglizhuar dhe a dimë ne, të trajtojmë në mënyrën e duhur, edhe kujdesin e përditshëm, ndaj lëkurës.
Disa sekrete të vogla dhe të vërteta të mëdha i gjeni në këtë intervistë të Dr. Rudina Thanasit, e cila përveçse dermatologe, Venerologe, Dermatologe, Kozmetologe, është edhe autore mjekësore dhe Kërkuesë Shkencore…
 
Çfarë quajmë akne? Padyshim, që ekzistojnë përkufizime për këtë lloj sëmundje dhe mund të gjendet lehtësisht në internet. Por, a e dimë ne se çfarë janë aknetë?
Ligji për të Drejtën e Autorit apo ligji i “plagjiaturës” kërkon që çdo mjek specialist të ketë përkufizimin e tij për çdo përshkrim sëmundjeje, sindromi apo simptome, temë për të cilën ai shprehet si specialist, në bazë të njohurive shkencore dhe eksperiencës së punës.
Qoftë edhe për një provim për të marrë të drejtën e titullit “specialist” ekziston ky kusht: Doktori duhet ta ketë personal përkufizimin, në bazë të njohurive të marra në fakultet, njohjes me përkufizimet dhe mirëkuptimet e kolosëve të mjekësisë, referuar profesorit nga i cili ka mësuar specialitetin, informacionit të marrë gjatë ngritjes profesionale dhe të rejave të shkencës.
Mbi të gjitha këto, shtohet edhe eksperienca dhe observimet e punës me pacientët. “Atë që s’e kupton qartë, as nuk e shpjegon dot, edhe aq më pak e trajton siç duhet”, gjithmonë në limitin e asaj që mundemi të dimë aktualisht. Mjekësia nuk është një shkencë ekzakte.
Dermatologjia moderne është nga shkencat më të gjalla dhe me zhvillimet më të vrullshme këto 20 vitet e fundit. Akne është një sëmundje e lëkurës, familjare dhe genetike, inflamatore e folikulit sebacee dhe folikulit pilos, që shfaqet në prezencen e një çrregullim keratinizimi. Akneja më e thjeshtë është Aknea Vulgare, ajo e adoloshentëve, e cila shfaqet në formën e komedoneve të mbyllura (pikat e bardha) të hapura (pikat e zeza) dhe disa formacioneve papuloze (puçrave) apo pustuloze (puçrave me “qelb”) mbi sipërfaqen e lëkurës.
Ankea vulgare në fazën e saj të parë dhe të dytë është komedomiane, me komedone të mbyllura dhe komedone të hapura. Komedonet e mbyllura janë ato që në gjuhën popullore u themi “pikat e bardha” dhe komedonet e hapura janë “pikat e zeza” në gjuhën e përditshme. Dmth aknea fillon me komedonet e mbyllura të bardha dhe pastaj lehtësisht, agravohet me pikat e zeza dhe radha e tretë janë, kur dalin ato që ne u themi puçra në gjuhën e përditshme dhe papula në gjuhën mjekësore.
Zakonisht në popull, flasim apo konsiderojmë që kemi akne, kur na shfaqen papulat apo puçrat. Njerëzit zakonisht nuk i vënë re dy stadet e parë të aknes, por fillojnë të konsiderojnë shqetësim formën e tretë apo të katërt me pustule, apo edhe më keq, me kiste. Pastaj, vjen akneja severe/ akne tardive/ aknea e të rriturit, që quhet dhe akneja konglobate. Konglobate do të thotë ekzistenca e të gjitha formave të mësipërme së bashku.
Ke kiste, ke nodule (Gunga) ke më tepër se tre forma akneje. Zakonisht kistet dhe nodulet janë ato që dalin në brendësi apo sipërfaqe edhe dhembin, apo janë intensivisht prurigjinosë (kruhen) dhe atëherë aknea quhet: konglobate ose akneja e rëndë, që konsiderohet shumë e rrallë. Por, jo në Shqipëri! Tjetër, është dhe akneja rosaceaose – aknea e kuqe, fiks siç e ka emrin. Ka autorë që e vlerësojnë si një entitet më vete; ka edhe autorë, të cilët e vlerësojnë si pjesë të aknesë konglobate. Në të dyja rastet, shfaqet ose agravohet në akne konglobate.
Aknea Rozacee zakonisht, si fillim dalin vetëm disa enë gjaku, në sipërfaqe, si degëza të vogla, që kur i shtyp, nën presionin e gishtit, largohen. Shumë shpesh mund të ngatërrohen me cuperozën. Kur fillon dhe agravohet, bëhen kështu si kokrriza mishtore të kuqe në sipërfaqen e lëkurës, ndonjëherë shumë të dhimbshme.
Në një fazë më të vonë shfaqet edhe Rinofima (hunda mishtore e trashur, me shumë pore të mëdha dhe pika të zeza në brendësi që nuk shtrydhen dot.) Kur agravohet edhe më shumë, bëhet akne forme fulminante hemorragjike. Dmth, këto bëhen si laguna gjaku le të themi dhe këto laguna gjaku janë të tilla, jo domosdoshmërisht kur i ngacmon ndodh kështu. Në Shqipëri shoqërohet shpesh me aknetë konglobate.
Kjo, është një nga format më të vështira të aknesë, por ka edhe më të vështirë se kaq, pasi ekziston një komplikacion që quhet “hidrosadinita” dhe shoqërohet me të dyja llojet e akneve. Hidrosadinita është një komplikim i aknesë, shpeshherë i padiagostikuar, shumë rezistente ndaj trajtimit, i dhimbshëm dhe me tendencë të fortë mbiinfektimi dhe çikatrizimi.
Pacienti, ndodh shpesh që thotë se: “Nuk kam asnjë gjë, por më ndodh që në zonën e bikinit apo në zonën e sqetullave, tek vithet, te zonat e mbështetjes, më dalin disa puçra, të cilat lënë shenja. Gjithnjë më del nga një puçër te qimet apo pas depilimit edhe pastaj më ikën”.
Kjo quhet hidrosadinita. Ky është një komplikacion sever i aknesë konglobate. Hidrosadinita konsiderohet edhe një formë edhe shumë herë më e rrallë, se sa akneja konglobate, por që nuk është e tillë në Shqipëri. Kështu, e kemi mësuar të paktën nëpër libra, që kjo si patologji është një specifikë për lëkurën aziatike.
Në kuptim më të thjeshtë, Hidrosadinita, është si një qese, me sebium në një folikul pilos (bulbi i qimeve) të inflamuar (enjtur) me fibrozë. Në qoftë se, aty mbivendoset edhe një nga ato bakterie, të cilat nuk janë specifike për evropianët, por janë shumë normale të zonave ekzotike, atëherë situata agravohet jashtëzakonisht shumë dhe e bën hidrosadinitën supurative. Hidrosadinita supurative është shumë e vështirë për t’u trajtuar, rezistente ndaj antibiotikëve edhe në doza dhe kohëzgjatje të madhe dhe shpesh e neglizhuar, bëhet një risk i lartë për shëndentin.
Bën çikatriçe të forta, të thella, përhapet gjithandej nëpër trup. Bëhet edhe shkak për humbjen e jetës, nëqoftëse nuk trajtohet dhe kurohet në mënyrën e duhur. Në këto raste është shumë i nevojshëm bashkëpunimi i hematologut me mjekun dermatolog.
E rëndësishme për t’u theksuar është fakti se hidrosadinita agravohet në traumë dhe bën edhe fistula që komunikojnë me njëra-tjetrën nën sipërfaqen e dukshme të lëkurës, ndaj duhet absolutisht evituar ndërhyrja me bisturi, pasi bëhet shkak për përhapjen dhe agravimin e situatës së përgjithshme të shëndetit. Në fazat e para të shfaqjes së hidrosadinitës mundet të ngatërrohet rëndom me një kist të thjesht dhjamor, gjë që e vështirëson diagnostikimin e saj.
 
Ky, me sa duket është një problem shumë i madh edhe për shqiptarët, që zgjedhin të shkojnë me pushime në një vend ekzotik?
Në qoftëse doktori e njeh dhe e depiston hidrosadinitën, atëherë nuk është më një problem. Por, duhet patur parasysh edhe ky dimension i lartpërmendur. Pacienti, pasi është diagnostikuar korrekt, i shpjegohet situata dhe sidomos çfarë s’duhet të bëjë dhe nga se të ketë kujdes.
Si duhet të veprojë në rastet që duhet të shkojë në ndonjë vend ekzotik dhe sigurisht, edhe prognoza e sëmundjes bashkë me limitet e trajtimit të saj. Hidrosadinita del aty ku ka hapësirë, është zonë pilose si zonën inginale, aksilare, apo edhe në zonën e vitheve, kryesisht tek personat që me hirsutisëm, por jo gjithmonë. Vetë këto zona, për shkak të errësirës, ngrohtësisë, lagështirës dhe presionit krijojnë kushte maksimale për mbiinfektim.
 
Jo çdo puçër, që del në zonën leshtore, le të themi është e tillë?
Puçrat që dalin zakonisht në këtë zonë dhe vetëabsorbohen duke lënë çikatrice janë hidrosadinitë. Gjë, që sjell që hidrosadinita në vetvete mund të jetë një paradiagnostikim i aknesë konglobate. Një person, i cili ka një puçër në këtë zonë, i cili thotë më ka dalë rreth qimes, m’u infektua dhe pastaj më iku, por ka ngelur një shenjë e vogël, probabiliteti është i madh të ketë hidrosadinitë. Diagnostikimi korrekt bëhet nga mjeku dermatolog.
Çikatriçja ngelet si rezultat i inflamacionit shumë të madh, plus predispozitës karakteristike të këtyre personave për të bërë çikatrice, specifike për fotopip lëkure 3 e sipër. Një doktor me eksperiencë e shikon, që ky pacient, edhe nëse nuk i është shfaqur akoma, aknea dhe hidrosadinita, informon pacientin dhe bashkë ndërtojnë një terapi preventive.
Ka dhe një formë tjetër, që është edhe pak më e rëndë, që konsiderohet tmerrësisht shumë e rrallë, por prapë nuk është shumë e rrallë në Shqipëri. Akne NUKAE, e cila i përfshin të tëra këto forma. Midis gjoksit krijohen disa puçra, të cilat rrjedhin ndonjëherë nga brenda dhe kur shtrydh apo i ngacmon ato, krijojnë fistula komunikuese dhe lënë disa çikatriçe të tmerrshme mutiluese dhe shumë të vështira për t’u trajtuar, por jo të pamundura.
Mund të jenë si çikatriçe përbrenda, por mund të bëhen si keloid (një cikatrice e cila tejkalon disa herë masën e lezionit fillestar) përsipër. Keloid është një çikatriçe, e cila tejkalon disa herë masën e vetë lezionit fillestar.
 
A janë 100 për qind të trajtueshme? Po koha, a është penalizuese. Në kuptimin, që sa më shpejt ta kapim si problem, aq më mirë është?
Përkundrazi, nuk ka lidhje fare koha. Më e rëndësishmja është që pacienti mos i ngacmojë as vetë, as ta ndihmojnë të tjerët. Ka disa lloj protokollesh, unë kam krijuar protokollin tim personal, i cili është shumë efikas.(Përveç hidrosadinitës, e cila deri tashmë mbahet shumë mirë nën kontroll, por s’mundem të them që shërohet). Është një pjesë trajtimi, që le të themi është intensive, deri në pesë muajt e parë, pastaj kërkon vazhdueshmëri dhe mbajtje nën kontroll të situatës deri në 2 vjet.

LEXO EDHE  Ushqimet që iu pastrojnë trupin, përdorini më shpesh

 
Që është?
Në fillim, pacienti mësohet se si të kujdeset për fytyrën, sepse problemi më i madh që kanë personat, që kanë akne është se i ngacmojnë ato. Apo shkojnë në vende të çuditshme dhe bëjnë trajtime të çuditshme, zakonisht fiks çfarë nuk duhet, gjë që e agravon situatën. Specifike për pacientin me akne, qoftë edhe akne formë e lehtë, është përdorimi i një morie maskash, scrub-esh, kremrash etj, nga më të çuditshmet dhe fantaziozet.
Shkaku është ankthi dhe gjendja e rëndë emocionale, që krijohet për shkak të aknesë. Padurimi i shtyn pothuajse të gjithë pacientet me akne të bëjnë fiks atë, që nuk duhet të bëjnë. Ekzistojnë edhe 3 lloje aknesh, të cilat vetë pacienti i vetëprodhon, duke e keqtrajtuar situatën me trajtime empirike.
 
Çfarë bëjmë – e dimë, çfarë nuk duhet të bëjmë?
Atëherë, e para nuk duhen ngacmuar. Shqetësimi është se qendrat sebaçe, komunikojnë me njëra-tjetrën. Janë një netëork i padukshëm. Ti shtrydh një puçërr këtu dhe në fakt, ti i ke ngacmuar të tëra. Prandaj, del direkt një tjetër, ose shumë të tjera. Dhe, zakonisht, ndonjëherë ti as nuk e shikon një puçër kur i ushtron presion, por ti shikon direkt çikatricen.
Karakteristike janë puçrat në zonën peribukale, që tregojnë se personi e ka ngacmuar fytyren. Ka një kod të fshehtë midis doktorëve, që tregon se pacienti i shtrydh puçrat. Puçrat nuk dalin asnjëherë në zonën e poshtme të buzës dhe në mjekër. Nëse dalin do të thotë, që pacienti i ka ngacmuar puçrat.
 
Cila është arsyeja apo shkaku i aknesë?
Nuk dihet arsyeja e vërtetë. Akneja është një sëmundje inflamatore, në prezencën e një çrregullimi keratinizimi, genetike familjare e gjendrave sebacee të lekurës, por një nga faktoret triger, apo shfaqës në krijimin e disa konditave shumë faktoriale (nxitëse) konsiderohet disbalanca apo fluksi jo konstant i androgjeneve. Arsye pse pacientët me akne kanë edhe ndryshime të forta humori të paparashikueshme.
Aknea ekziston si predispozitë apo premtim i heshtur joshqetësues, edhe përpara krijimit të konditave perfekte për t’u shfaqur, gjë që mundet të bëjë edhe parandalimin e manifestimit të saj. Thjesht, janë të pakët pacientët që i drejtohen një mjeku dermatolog vetëm për kontroll, pa patur një shqetësim të madh. Shpesh, shkak që pacienti t’i drejtohet mjekut dermatolog si për aknenë konglobate edhe aknenë rosacea, bëhet mbivendosja e demodecidozës.
Demodecidoza shkaktohet nga demodeksi, që është një parazit, përfaqësuesi më i shpeshtë dhe i parrezikshëm i akarjenëve të shtëpisë, i cili gjendet në mënyrë natyrale në tërë ambientet në të cilat ne jetojmë dhe për një arsye ende të paditur nga mjekësia, ky mbivendoset mbi aknenë. Bëhet shpesh shkak për shfaqjen e aknesë, apo agravon situatën ekzistuese edhe më shumë. Po të shikosh në rrugë, janë disa njerëz të cilët duken sikur gjithandej janë duke iu shpërthyer puçrat.
Dhe, kjo zakonisht është një demodeçidozë, një parazit i cili, mbivendoset tek këto aknetë dhe lë larvat aty. Problemi më i madh nuk është paraziti, pasi ai trajtohet shumë kollaj, por larvat janë shumë herë më të vështira, pasi mund të shpërthejnë kudo dhe janë të paparashikueshme. Akneja është shumë interesante. Dhe kjo është po prapë një pjesë shumë e rëndësishme, që duhet shpjeguar për publikun.
Akneja është me hope apo flukse. Ka momente, në të cilën një pacient është në trajtim dhe vazhdojnë dhe i dalin “puçrat”, i shpërthejnë, dhe ka një moment që një pacient nuk është në trajtim, bën çdo gjë që nuk duhet dhe akneja është mirë dhe kaq. Ekziston gjithmonë në puse. Këto puse vazhdojnë edhe përgjatë trajtimit, vetëm se janë më të temperuara. Normalisht, trajtimi është i tillë, që pasi lëkura bëhet shumë mirë për tre deri në pesë muaj, pastaj duhet mbajtur rezultati një vit e gjysmë, deri në dy. Gjithmonë, duke shfrytëzuar atë që quhet memorie qelizore.

LEXO EDHE  Qumështi i devesë, pije e Lindjes së Mesme që po shëron botën

 
Mund të më thoni në terma të përgjithshëm trajtimin që ju ndiqni për këta pacientë?
Trajtimi bëhet sipas rastit. Standard, faza e parë e trajtimit zgjat nga 14 ditë, deri në 45 ditë. Kjo pjesë e trajtimit është standarte. Që do të thotë, pacientit i jepet larësi i duhur për momentin e duhur, për pacientin në fjalë. Larësi përdoret dy herë në ditë dhe merret si pjesë e trajtimit dhe jo thjesht si larës për fytyrën, i jepet trajtim topik, në sipërfaqe të lëkurës për të qetësuar pak situatën.
Nqs ka dermodeçidozë trajtohet demodecidoza e para, nqs jo, atëherë bëhet një trajtim vetëm për “puçrat” lokale. Me solucione të ndryshme, të cilat janë përtharëse. Duke filluar nga acidi benzoic, në acidin azelaik, apo eritromicinë topike. Gjithashtu, i sugjerojmë pacientit, nëse është femër, të bëjë edhe një vizitë te gjinekologu, plus eko gjinekologjike.
Dhe për përfaqësuesit e të dy sekseve u rekomandohet edhe një investigim i androgjeneve. Kjo pjesë është e rekomandueshme, por jo e detyrueshme. Po ashtu, u kërkohen disa investigime të përgjithshme, nëpërmjet të cilave kontrollohet çdo 45 ditë ecuria e trajtimit dhe sa i suportueshëm është trajtimi sistemik për pacientin në fjalë, me qëllim shëndeti i përgjithshëm si prioritet. Faza e dytë është intensive dhe zgjat 45 ditë, deri në 4 muaj. Pjesa tjetër e trajtimit 18-24 muaj është mbajtja nën kontroll e situatës.
 
Sa ndikon faktori hormonal?
Aknea, dëshiroj ta theksoj, NUK është KURRË HORMONALE. Është një sëmundje në nivelin e lëkurës, sigurisht që ka një predispozitë gjenetike, ka dhe një predispozitë familjare, por nuk është hormonale.
Fliksi jo i vazhdueshëm, çrregullimi i androgjeneve është faktor i fuqishëm triger. Po ashtu, edhe gjendja emocionale. Por akneja eksiston edhe pa to. Po nuk pate akne, mundet të kesh çrregullim total androgjenes, po edhe gjithë ovarin mikrokistik dhe prapë nuk shfaqet akneja.
 
Si trajtohet aknea? Fazat e trajtimit…?
Trajtimi, në muajin e parë bëjmë të stabilizohet pak situata e pacientit, ta mësojmë se si të kujdeset për fytyrën, sepse kjo është pjesa më e madhe e punës. Më e rëndësishmja është të sigurohemi patjetër të kemi bashkëpunimin e pacientit.
Nqs pacienti nuk bashkëpunon, suksesi është i pamundur. Dhe, unë sigurohem në fillim, nëse pacienti me akne e ka vendosur që do të trajtohet, apo thjesht do të ndihet pak më mirë, a është pacient, apo klient. Unë, si doktor, mund të jap trajtimin më të mirë në botë, por nëse pacienti nuk e realizon, është e pamundur të mbërrijmë në një rezultat të pëlqyeshëm.
Të gjitha llojet e aknesë janë sëmundje me predispozitë gjenetike dhe nuk kemi ku shkojmë, nëse trajtimi nuk bëhet si duhet.
E dyta, trajtimi është shumë serioz dhe impenjues, me rezultate të shkëlqyera, por i pakuptimtë nëse lihet në mes, atëherë duhet rifilluar nga e para, dhe nuk ka kuptim të marrësh ilaçe kot, po nuk ke ndërmend t’i shkosh deri në fund.
E treta, kur flitet për predispozitë familjare, bëhet fjalë që ti duhet të përmirësosh një meromie qelizore. Nuk është e lehtë, kështu që më duhet patjetër bashkëpunimi i pacientit dhe korrektësia e tij, kështu që në trajtimet e para unë, mësoj pacientin se si të kujdeset në mënyrë të përditshme për fytyrën e tij. Nuk i bëj asnjë gjë të jashtëzakonshme.
Thjesht i tregoj që, kush është larësi i duhur, si duhet ta lajë fytyrën. Cili duhet të jetë sensacioni, që duhet të ketë, i dorës me fytyrën, çfarë kremi duhet të përdorë apo absolutisht jo, mbasi lahet, si duhet ta mbrojë fytyrën, çfarë duhet të bëjë dhe sipas rastit, i jap edhe një trajtim të jashtëm. Siç lartpërmenda, ky trajtim topik mundet të jetë për dermodeçidozën, ose për papulat dhe pustulat. Ky është trajtimi i parë. Nqs pacienti e ka mbajtur shumë mirë trajtimin dhe në bazë të rezultatit të analizave, atëherë fillojmë trajtimin sistemik nga goja. E vlen për t’u përmendur, që nuk duhet filluar menjëherë trajtimi sistemik në pacientët me akne, sepse shpesh, për shkak të fluktacionit të androgjeneve, por edhe bllokut social që krijon aknea, janë me humor të ndryshueshëm lehtë dhe pa durim.
Rrallë herë, në fazën e parë të trajtimit, mundet të përfshijë edhe antibiotikë specifike për aknenë. Dëshiroj të theksoj, se antibiotikët për trajtimin e aknesë konglobate, por edhe të gjitha akneve, janë linja më e lehtë e trajtimit dhe merren me vite, jo për efektin e tyre si antibiotic, por për efektin sekondar të tharjes së sebjumit dhe si pasojë, edhe antiinflamator dhe antifibrolitik. Por, janë pjesa e lehtë e trajtimit si zëvendësues më të lehtë të terapisë direkte. Prandaj, trajtimi ose fillohet dhe çohet deri në fund, ose nuk fillohet fare.
 
Ka një trajtim të aknesë pa efekte sekondare apo më të lehtë për organizmin?
Po, trajtimi më efikas pa efekte sekondare, me rezultate të shpejta dhe të qëndrueshme, është piling kimik i mesëm i thellë. I cili është edhe pjesa vendimtare e trajtimit konkret të dukshëm të aknesë. Pasi fillon të bëjë piling të mesëm të thellë, që në seancën e parë pacienti e shikon edhe vetë, që e sigurtë, akneja është e trajtueshme.
Bëhet shumë optimist dhe fillon të ndjekë me përpikmëri trajtimet e rekomanduara. Megjithatë, për rezultate të qëndrueshme, duhet të kombinohet edhe me trajtimet nga goja dhe mbarëvajtjen topike. Sa më shpejt është gati për piling kimik të mesëm të thellë, aq më shpejt duken rezultatet.
Sa më shumë bën piling, aq më shumë shkurtohet sasia dhe kohëzgjatja e marrjes së medikamenteve dhe e vetë aknesë. Ekziston vetëm një problem. Piling kimik i mesëm i thellë është një procedurë kirurgjikale dhe nuk mundet t’i bëhet një pacienti, i cili nuk është i përgatitur të përkujdeset për lëkurën.
Për këtë, duhet kohë dhe bashkëpunim. Po ashtu, piling kimik i mesëm i thellë ka një “doën time”. Por është padiskutimisht e vetmja pjesë e shëndetshme dhe pa efekte sekondare në trajtimin e aknesë.
 
Si ndikon lidhja hormonale?
Faktori hormonal androgjenik është triger i fuqishëm, i cili pacientëve u ndikon në shfaqjen dhe puset e akneve, por edhe më shumë implikon jetën sociale dhe personale. Pacienti nuk e kupton pse është nervoz pa arsye, apo pse bie në depresion pa arsye.
Kjo sjell konflikte si në familje, ashtu edhe në shoqëri, por konflikti i parë është me veten. Po ashtu, pamja në pasqyrë e dëshpëron edhe më shumë dhe bëhet një rreth vicioz, nga i cili nuk dilet kollaj. Paraqitja e lëkurës ndonjëherë i bën të ndihen të padëshiruar, pa arsye, dhe mbyllen në vetvete, ndërsa në të vërtetë, po për shkak të fluksit të androgjenikëve, këta pacientë janë më shumë tërheqës për seksin e kundërt.
Tek meshkujt flukset e shperthimeve te androgjeneve ndikojnë edhe më shumë, ndaj akneja kur është tek meshkujt ka ne pergjithesi shperthime edhe me te forta sesa tek femrat. Diçka për t’u specifikuar është edhe nervoziteti apo mbyllja në vetvete e pacientëve me akne konglobate, ndryshimi i lehtë i fortë dhe i pakontrolluar i gjendjes së tyre emocionale.
Sidomos tek meshkujt, për arsye të trigerit androgjenik, këta pacientë janë shpesh hiper-reaktivë emocionalë, ndaj kur janë në moshë të re, një pjesë e rëndësishme e informacionit mbi sëmundjen, por edhe e trajtimit, është t’u shpjegojmë prindërve dhe vetë pacientëve, arsyen e gjendjeve të ndryshueshme emocionale të forta.
Njëherë që pacienti dhe prindërit e dinë shkakun që nxit këto ndryshime të forta emocionale, fillon edhe një përmirësim i jetës së tyre sociale. Konshientizimi u jep mundësinë të jenë më në kontroll të mënyrës, se si reagojnë në përditshmërinë e tyre.
Lajmi i mirë është që, në momentin që stabilizohet aknea, stabilizohen apo zbuten edhe ndryshimet e forta emocionale. Rritet vetëbesimi, bëhen më sociale, përmirësohet vetë cilësia e përditshmërisë së tyre.
Kjo është e vlefshme si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Te femrat është pak më e kollajtë, para ciklit, pas ciklit shikohet një ndryshim, por puset janë më të qetë. Zakonisht femrave u rekomandojmë edhe një kontroll gjinekologjik, eko gjinekologjike për depistimin e ovarit mikrokistik, gjithmonë nëse ekziston, po ashtu edhe 2 hormone të cilat ndikohen nëpërmjet induksionit nga androgjeniket.
 
Infeksionet seksuale a janë ndikuese për agravimin e akneve?
Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Dmth çdo gjë e cila e streson trupin, është një faktor stresues për trupin dhe inflamacionet, sigurisht ndikon në të tërën. Një sëmundje nuk është kurrë e një organi, nuk është kurrë e vetëm një funksioni, është e të tërë trupit.
Ky është leksioni i parë, që të mëson profesori i Fiziopatologjisë. Një sëmundje nuk është kurrë e një organi. Por, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, zakonisht ndikojnë flukset formonale, por si faktor triger, si faktor shfaqës.
 
A është një puçër, sinjal për një problem?
I padiskutueshëm. Për më tepër kur del në fytyrë. Si fillim krijon një paqetësi, e cila mundet të sjellë një block social të rëndësishëm. Çdo simptomë është një tregues, duke filluar që nga dhimbja, që nga kruajtja, asnjë gjë nuk ndodh rastësisht.
Të gjitha janë si zile të vogla, që janë duke të çuar te doktori. Ose të të tërheqin vëmendjen që duhet të fillosh të kesh kujdes për veten, apo të ndryshosh diçka nga e përditshmja jote. Puçrat zakonisht që dalin në fytyrë, janë një gjë që të shqetëson.
 
Kur kalon periudha 2-vjeçare e trajtimit, si vazhdon më tej trajtimi i pacientit?
Pas kësaj periudhe 2-vjeçare, përgjatë të cilës pacienti ka mbajtur rezultatin e përfituar, në fazën e dytë dhe intensive të trajtimit, po ashtu, është bërë vetë specialist se si të përkujdeset për lëkurën gjatë gjithë jetës, trajtimi ndërpritet. Për minimumi 6 muaj.
Në raste të rralla pacientit mund t’i shfaqet një puse e lehtë. Atëherë rimerret një trajtim ose më shumë rekomandim mbarëvajtje për lëkurën, nën observimin e dermatologut edhe për 6 muaj. Ku është protokolli im, që ka ardhur si pasojë e rrjedhojës, e nevojës personale si pacient me akne Konglobate severe, me njohuritë dhe eksperiencën si doktor dermatolog, por edhe Dermatolog Kozmetik.
Pacienti i parë i këtij protokolli për akne konglobate, formë severe dhe rezistente ndaj trajtimit, kam qenë vetë unë. Ky protokoll është zbatuar për herë të parë mbi mua personalisht, pastaj mbi dy-tre persona shumë të afërt dhe shumë të dashur për mua, që kishin një akne konglobate në formë shumë të rëndë çikatrizuese dhe mutilante dhe më vonë, kjo përvojë është vënë në funksion të pacientëve të mi.
 
Rezultatet besoj kanë qenë mahnitëse, duke parë edhe pacientët tuaj, që sigurisht përveçse janë tashmë fanatikë të trajtimit vetëm nga ju, sjellin dhe të tjerë pas tyre?
Po, rezultatet janë shumë të mira. Në përfundim, trajtimi bëhet me shumë kujdes për shëndetin, dhe efektet sekondare janë edhe më të pëlqyeshme, se sa ato primare, më shumë se veç trajtimi i aknesë. Çdo pacient trajtohet individualisht.
 
Roli i dermatologut duket se është i pazëvendësueshëm. Pasi, ne mund të marrin shumë lloj kremrash vetë, sipas disa këshillave që kemi dëgjuar dhe të gjitha herët mund të gabojmë në përzgjedhje, edhe pse na duket se tashmë e dime, se çfarë duhet të përdorim?
Ne, si mjek dermatology, në fund të fundit, japim fiks ato që janë në farmaci, apo të rekomandojmë formula personale që përgatiten në farmaci.
Çfarë ne dimë, është në bazë të eksperiencës, njohja e lëkurës dhe simptomatologjisë na jep mundësinë të të përshtasim fiks atë produkt nga gama e shumellojshmërisë së produkteve, që është perfekt për ty, për fytyrën tënde, pikërisht në këtë moment. I njëjti produkt, pas një muaji mund të mos jetë më i duhuri.
Mund të ndodhë që, atë që ty të duhet, ti mund ta kesh në çantë, dollap, apo në tualet, por nuk mund të zgjedhësh momentin perfekt. Zakonisht, pas dy viteve trajtimi, lëkura është perfekte, kur pacienti e respekton si duhet, sepse vazhdueshmëria është shumë e rëndësishme.
Shumë pacientë thonë se pas trajtimit të akneve, lëkura e tyre është edhe më cilësore se sa përpara se të sëmureshin. Personalisht, e konsideroj që përfitimi më i madh i një pacienti pas këtij trajtimi, është fakti se gjithmonë do të dijë se si të vetëkujdeset për lëkurën gjatë gjithë jetës së tij…
(Vijon pjesa e dytë)
Shenim: Te drejtat e autorit i perkasin Dr. Rudina Thanasit, ndalohet riprodhimi pa leje.
 

LEXO EDHE  Ju prezantojmë Coca Colën e prodhuar vetëm për shqiptarë

 

Shperndaje lajmin Dr. Rudina Thanasi: Puçrrat apo akneja me tri faza, kurimi që ju rinon me 10 vite appeared first on SuperShendeti.

Loading...