E gjithë bota ka dëgjuar për ikonën e arteve luftarake, Bruce Lee, mirëpo ka shumë gjëra interesante nga jeta e tij, për të cilat shumë pak dihet.

Në një përmbledhje të mëposhtme, jua sjell disa prej tyre:

Bruce Lee ka origjinë gjermane
Gjyshi i tij ishte gjerman, ndërsa për shkak të “gjakut të papastër”, ai ka vuajtur gjatë kohës sa po ushtronte kung-fu. Kjo është arsyeja pse vijoi shkollën Wing Chun, e cila është më liberale. Në vendin e tij ishte shënjestër e abuzimeve racore, gjë që vijoi edhe në Hollywood, pasi nuk lejonin që një aziatik të luante rolin kryesor.

Ishte shofer i keq

Për kinezët vlen stereotipi se janë vozitës të këqij dhe këtu përfshihej edhe Lee. Miqtë e tij shpesh thoshin se ai duhej të hiqte dorë nga vozitja.

bruce

Nuk shihte mirë

Ai ishte shkurtpamës, kjo ishte një tjetër arsye pse ushtronte Wing Chun, ku prekja dhe lëvizjet janë më të rëndësishme se shikimi.

Ishte kampion në vallëzimin ‘cha-cha’

Kur ishte në shkollë të mesme, Bruce fitoi një garë të vallëzimit, ndërsa kjo nuk mund të konsiderohej e papritur, pasi ai gjithmonë thoshte se aftësitë luftarake dhe vallëzimi janë të lidhura. Pas shkuarjes në SHBA, ai hapi një shkollë vallëzimi, ku edhe u njoftua me gruan e tij.

chacha

Shpresonte se një ditë do të rrihej me Muhammad Ali

Boksieri legjendar kishte implementuar lëvizjet e këmbëve të Lee në stilin e tij luftarak. Ndërkohë që Bruce i ndiqte me kujdes meçet e Ali dhe shpresonte që një ditë të dilte me të në ring. Ai mendonte se kanë temperament të ngjashëm dhe si dy personalitete të fuqishme do të joshnin vëmendje të madhe te publiku. Megjithatë, menaxherët e tyre asnjëherë nuk ishin pro këtij mendimi.

bruce-ali

Ishte fanatik i stërvitjeve

Thuhet se gjatë ditës ai ushtronte deri në 5.000 goditje, në mënyrë që ta përsoste teknikën e tij. kjo tregon pse i kishte duart shumë të fuqishme.

Ishte jashtëzakonisht i shpejtë

Ky nuk është një sekret, por a e keni ditur se vendoste një monedhë në dorën e bashkëbiseduesit dhe arrinte ta zëvendësonte më një tjetër gjatë kohës sa ai e mbyllte shuplakën. Madje, kamerat e asaj kohe nuk arrinin ta kapnin shpejtësinë e tillë, për këtë arsye regjisorët i kërkonin që t’i ngadalësonte goditjet.

E ka rrahur Jackie Chanin

Në një skenë të filmit “Enter the Dragon”, ai e kap një kundërshtar për flokësh dhe ia thyen qafën. Ky personazh më vonë u bë i famshëm – është fjala për Jackie Chan. Në shumë filma të Lee, ai i kryente skenat e rrezikshme.

Konsumonte kanabis

Më saktë, hashash të Nepalit, efektet e të cilit janë më të fuqishme se të kanabisit të zakonshëm. Ai nuk tymoste, por e përtypte këtë substancë, për të cilën thoshte se ia relakson muskujt.

hash

Ishte edhe piktor

Lee e admironte vizatimin. Dhe mund t’ia qëlloni se cilat ishin motivet në pikturat e tij.

vizatim

Simboli i dragoit

Bruce kishte lindur në vitin kinez të dragoit, në ditën dhe orën e dragoit, prandaj e kishte nofkën ‘Dragoi i vogël’. Dragoi u bë simbol dhe identifikim i tij.

Nuk dinte not

Vëllai i vogël i tij dhe motra e aktorit kanë treguar se Bruce e urrente ujin dhe nuk dinte not.

bruce111

Vdekja

Vdekja e tij vazhdon të jetë mister edhe në ditët e sotme, ndërsa ekzistojnë një numër i madh i teorive se si dhe pse ka vdekur. Si shkak i këtij misteri është krijuar “Mallkimi i Lee-ve”, pasi edhe djali i tij Brandon vdiq në rrethana të çuditshme gjatë xhirimit të filmit “The Crow”.

brandon

Falë tij u bë i famshëm Chuck Norris

Lee e përfshiu Chuck Norrisin në botën e filmit. Të gjithë e kanë parë luftën mes tyre në Koloseumin romak. Norris ka treguar se gjatë xhirimeve të filmit, ata vazhdimisht luftonin nëpër korridoret e hotelit dhe sigurimi nuk guxonte të ndërhynte.

7 COMMENTS

Comments are closed.