Numërimi drejt momentit kur Presidenti i zgjedhur Trump të “vërë duart” mbi kodet bërthamore amerikane, i të aftë për të filluar një sulm shkatërrues në vetëm 30 sekonda, ka filluar.

Ky mendim ka lënë njerëz të tmerruar në mbarë botën mbi frikën se manjati i Nju Jorkut, do ta shtypi butonin për të nisur një luftë globale bërthamore, shkruan britanikja “Daily Star”.

Kundërshtarja e i tij Hillary Clinton ka deklaruar herë pas here se e sheh Trump si të papërshtatshëm për të qëndruar afër kodeve bërthamore.

Dhjetë ish-oficerë të specializuar për armët bërthamore, kanë thënë se ai “nuk duhet të ketë gishtin afër butonit të armëve bërthamore” në një letër ku Trump përshkruhej si “shumë i rrezikshëm për të qenë president”.

Por me inaugurimin e tij në janar, të gjithë sytë janë mbi Trump dhe durimin e tij famëkeq, ndërkohë që kombet pyesin veten nëse ai do të jetë presidenti i parë që do të shtypë butonin për një sulm bërthamor.

Kodet gjithë-rëndësishme bërthamore do të qëndrojë me presidentin Obama, deri në momentin kur Trump do të ketë të drejtë t’i jepen kodet, zyrtarisht më 20 janar.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/drejt-luftes-boterore-ja-data-e-sakte-kur-trump-te-vere-duart-mbi-kodet-berthamore/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/drejt-luftes-boterore-ja-data-e-sakte-kur-trump-te-vere-duart-mbi-kodet-berthamore/ […]

Comments are closed.