Fotot e mëposhtme tregojnë pamjen e një prej lagjeve më të njohura në Los Angelos dhe Amerikë, ku është vendosur edhe “Hollivudi”, industria e filmit.

Lagja ku zhvillohen biznese snhumëmilionëshe dhe filma pa fund, ka një anë të errët të sa, që çdo vizitor mund ta shohë sapo kalon aty.

Më shumë se 6 mijë të pastrehë jetojnë në këtë lagje.

Ajo njihet edhe për shpërndarje të shumtë të lëndëve narkotike dhe prostitucionit, qofshin këto femra, meshkuj apo transgjinorë.

Fotot e shkrepura nga Suzanne Stein dokumentojnë anën e errët të një prej lagjeve, në dukje, të lavdishme.