Një dron i telekomanduar ka “sulmuar” një avioni pasagjerësh gjatë fluturimit duke lënë një sërë vrimash në pjesën e përparme, shkruan “Daily Express”.

Pasagjeret në bordin e “Boeing 737” që ishin nisur për në Tete, kryeqytetin e Mozambikut, raportuan se dëgjuan “disa zhurma”, kur mesa duket droni kishte filluar te përplasej me avionin.

Për fat të mirë, asnjë nga 86 personat në bord nuk u plagos, edhe pse raportet thonë se disa udhëtarë kanë thënë se tashmë janë shumë të frikësuar për të fluturuar.

Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi në një deklaratë në Facebook se avioni ” kishte pësuar dëme në anën e djathtë dhe të  përparme të avionit”.

Image

4 COMMENTS

Comments are closed.