Më 20 korrik, Ambasada Turke në Prishtinë i dërgoi një letër Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ku i bënë thirrje që të ndërmarrë veprime për komentet e gazetarëve, raporton Gazeta Express.

Ambasada Turke në Kosovë i ka bërë presion Qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.

Pasi puçi ushtarak dështoi në Turqi më 15 korrik, Berat Buzhala, një gazetar, i njohur në Kosovë për komentet e tij satirike, ka shkruar në Facebook, shkruan Reuters:

“I ftoj qytetarët e Kosovës që po gjenden me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.

“Ky është grusht shteti më i rëndë që nga ardhja e Facecookut”, ka thënë Buzhala, në një tjetër postim të tij.

Në dokument thuhet se Turqia është njëra ndër përkrahëset e para të Kosovës nga shpallja e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008. Kompanitë turke kanë shtrirë bizneset e tyre edhe në aeroportin kryesor të vendit por edhe në energjetikë dhe në ndertimin e autostradës.

“[Ministria duhet] të sigurojë se hapa të nevojshëm do të merren për këtë person në përputhje me ligjin,” shkruan në letër, e cila shoqërohet nga një screenshot të komenteve të Berat Buzhalës në Facebook.

Letra e ambasadës, e cila është parë nga Reuters, po ashtu citon një ligj të sapo përditësuar të Kosovës i cili ua ndalon qytetarëve të vendit që t’iu bashkohen konflikteve jashtë shtetit.

Në letër, ambasada po ashtu ka thënë se ligji përcakton se komentet nga njerëzit siç është Buzhala “do të dënohen me dënim me burg prej gashtë muaj deri në pesë vite burg.”

4 COMMENTS

Comments are closed.