A duhen përdorur shprehjet “terrorizëm kristian” dhe “terrorizëm islamik”

Shprehja “terrorizmi islamik” që përdori kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel gjatë vizitës zyrtare në Turqi shkaktoi shumë polemika. Merkel e emërtoi “terrorist islamik” organizatën DAESH, i gjithë stafi drejtues i të cilës pretendohet të jetë i pajisur me pasaporta të BE-së dhe ShBA-së. Presidenti Erdoan e refuzoi menjëherë këtë epitet të papërshtatshëm të përdorur nga Merkeli duke theksuar se ashtu siç nuk mund të quhen “terrorizëm kristian” aktet që bëjnë fanatikët e krishterë, në të njëjtën mënyrë nuk mund të përdoret edhe cilësimi “terrorizëm islamik”.

Qasja e Merkelit është një retorikë që mund të çojë në polarizim dhe tjetërsim. Pjesa më e madhe e liderëve të vendeve anëtare të BE-së e përdorin këtë epitet të papërshtatshëm, pavarësisht të gjitha kundërshtimeve.

Megjithatë, këto vitet e fundit janë bërë sulme të panumërta ndaj myslimanëve dhe faltoreve të tyre në vendet me popullsi të dendur të krishterë, sidomos në Evropë dhe ShBA. Myslimanët që jetojnë në vendet Perëndimore, kryesisht ata në Gjermani, Kanada, Amerikë dhe vendet skandinave, janë përballur me sulme vdekjeprurëse.

Në sulmin që ndodhi në ditët që lamë prapa kundër një xhamie në qytetin Quebec të Kanadasë u vrarë rreth 10 myslimanë. Po të shikojmë mesazhet që kanë shpërndarë në median sociale autorët e këtij sulmi, dallojmë se ata imitojnë kryqtarët dhe janë të krishterë fanatikë.

Presidenti amerikan, Bush II, kur deklaroi fillimin e luftës së dytë në Irak dhe Afganistan kishte përdorur edhe shumë simbole të krishtera. Duke bërë shpesh gjatë fjalimit të tij shenjën “Trini” (triadhën), ai kishte deklaruar se kishte filluar “Kryqëzatën e Shenjtë”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe në Solingen të Gjermanisë ndodhën sulme kundër tregtarëve turq dhe me dhjetëra akte terroriste, i fundit njihet si “masakra e donerit” (döner katliamı). Në një rast tjetër, Anders Behring Breivik, që masakroi me dhjetëra civilë, kur doli në gjykatë tha se kishte qenë një i krishterë fanatik. Ndërsa po të shikojmë historinë, vëmë re se komuniteti i krishterë që jetonte në Anadoll kishte kërkuar ndihmë nga shteti turk i Selxhukëve për të shpëtuar nga tirania e Perandorisë së krishterë Romake të Lindjes. Dhe portat e Anadollit ata i kishin hapur deri në fund për turqit.

Ndërsa në ngadhënjimin e Stambollit nga turqit, para luftës perandori kishte kërkuar ndihmë nga institucionet fetare, kurse nga Roma kishte kërkuar ardhjen e ushtrive katolike. Por duke qenë se në historinë e ortodoksizmit katolikët përmenden vazhdimisht për gjakderdhje, kisha ortodokse e Fanarit në Stamboll e refuzon këtë kërkesë të perandorit. Të gjitha ushtritë e kryqëzatave që kishin kaluar nga Stambolli, gjatë rrugës për në Jerusalem, e kishin plaçkitur qytetin, gratë i kishin përdhunuar dhe romakë lindorë të panumërt i kishin vrarë.

Përgjigja që i dhanë perandorit klerikët drejtues të kishës ortodokse përballë një brutaliteti të tillë ishte kjo: “Në Stamboll preferojmë të shikojmë çallmën osmane se sa kapelën e kardinalit të Papës”.

Të gjithë e dinë shumë mirë që çallma osmane përfaqëson drejtësinë. Pasi nëse nuk do të përfaqësonte drejtësinë, a do të kishim sot ende me qindra kisha dhe faltore të krishtera në Stamboll, i cili për qindra vite ndodhet në duart e turqve?

Le të japim edhe një shembull nga perëndimi. Rikardi zemërluani kalon në krye të ushtrisë së Kryqëzatës, e cila po përgatitej për të pushtuar Jerusalemin. Në luftë përballet me një disfatë të madhe nga Selahadin Ejupi dhe kërkon mëshirë nga ky i fundit. Selahadin Ejupi i lë të lirë të gjithë kryqtarët që kishte kapur rob dhe ata që ishin të plagosur, madje me vete u jep edhe ushqime dhe ilaçe të mjaftueshme. A kemi në histori një rast të tillë humanizmi apo të ngjashëm me këtë?

Kryqtarët që u kishte falur jetën Selahadin Ejubi në rrugën e kthimin vijnë në provincën Kayseri, që në atë kohë ndodhej brenda territorit bizantin. Në atë periudhë Kayseri ishte një qyteti bizantin i rëndësishëm për tregtinë, ku shumicën e popullatës e përbënin hebrenjtë. Me pretekstin se nuk e kishin ndihmuar sa duhet Rikardi vret plot 45 mijë hebrenj të Kajserit. A duhet quajtur kjo masakër “terrorizëm kristian”? Natyrisht që kurrë…pasi asnjë fe nuk e legjitimon dhe stimulon terrorin.

Identiteti fetar i një njeriu nuk mund të shikohet si arsye për bërë krim ose si diçka që përbën krim në vetvete. Ashtu si në rastin e Selahadin Ejubit dhe të Rikardit zemërluani, historia do ta shkruajë edhe emrin e presidentit të ri Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i cili e shpreh shpesh këtë bindje të tij.

– Nga Erdal ŞİMŞEK –

7 COMMENTS

Comments are closed.