Politikani i djathë nga Belgjika, nga udhëheqja e Partisë Së Popullit Flemish ka deklaruar se nga vizita e tij në Siri ka sjellë prova që vërtetojnë se media perëndimore i trasmeton të devijuara rreth gjendjes së vërtetë të këtij vendi.

Dewinter, i cili ka folur për Sputnik ka treguar për takimet që ka zhvilluar me Presidentin e Sirisë, Bashak Asadin dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Velid Muallim, për sanksionet e Bashkimit Evropian, takimet në Astana, të ardhmen e takimeve në Gjenevë, gjendjen e fronteve pas çlirimit të Aleppos dhe problematikën e terroristave të huaj që luftojnë në Siri.

Deëinter është shprehur se në rradhët e ISIS-it luftojnë 650 militantë që ardhur nga Belgjika dhe se gjatë bisedimeve është folur se si do të zgjidhe kjo problematikë me ndihmën e qeverisë së Belgjikës.

MEDIA PERËNDIMORE PUBLIKON LAJME TË RREME

Politikani belg, duke na rikujtuar se mediat evropiane kanë publikuar lajme në lidhje me faktin se Asadi është duke kaluar në një fazë të problemeve shëndetësore ka shpjeguar se e ka parë vetë se një gjë e këtillë nuk është e vërtetë: “nga mediat tona kishim mësuar se Asadi kishte probleme me zemrën dhe kishte kaluar një infrakt. Takimi që zhvilluam ka mbaruar vetëm para një ore. Takimi zgjati 1.5 orë. Dukej shumë mirë, i vetëdijshëm dhe krjetësisht i shëndetshëm. Duke u nisur nga kjo ju them me shumë siguri se këto lajme janë të gjitha të rreme.”

Për më tepër, Dewinter ka përgëzuar Rusinë për ndihmat humanitare që i ka mundësuar popullit sirian.

Burimi : Sputnik