BOTA

Dy kongresmenet amerikane: Deri në frymën e fundit ne qëndrojmë kundër Trump dhe Izraelit

Dy anëtaret myslimane të Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A.-së theksuan se deri në frymën e fundit do të luftojnë kundër politikës anti-palestineze të Trump dhe krimeve të regjimit sionist.

Sipas Al Jazeera TV, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib në një konferencë të përbashkët shtypi në qendër të qytetit Saint Paul, në Minesota, edhe një herë reaguan ndaj kundërshtimit të regjimit sionist mbi vizitat e tyre në Palestinën e okupuar. “Kur palestinezët duan ndihmën tonë, Izraeli nuk ka të drejtë ta pengojë atë,” tha Ilham Omar në konferencën për shtyp. Kongresmenia shtoi: “Ne nuk do të lejojmë që Donald Trump dhe kryeministri Beniamin Netanjahu të fshehin fytyrat e tyre të vërteta dhe të dhunshme.” Udhëtimi ynë në Palestinën e okupuar është parandaluar. Regjimi sionist kohët e fundit, me kërkesën e Presidentit amerikan Donald Trump, ndaloi Ilhan Omar dhe Rashid Talib që të hyjnë në Palestinën e okupuar. Kongresmenet duke reaguar ndaj këtij vendimi qartazi kanë deklaruar: ” Do Zoti dhe Palestina në një të ardhme të afërt do të çlirohet.”/parstoday

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com