Kompania amerikane Delta Air America, ka ofenduar rëndë dy udhëtarë myslimanë të cilët i ka dëbuar nga avioni pas protestës së udhëtarëve të tjerë, të cilët kanë kërkuar nxjerrjen e tyre jashtë avionit.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Guardian sipas të cilës Adam Saleh i ri mysliman amerikan në kohën kur po fliste në gjuhën arabe me nënën e tij në avion, u përball me protestën e udhëtarë dhe u detyrua të largohet nga avioni. Kompania Delta tha se udhëtarët janë nxjerrë jashtë avionit për shkak të tensioneve dhe protestës së 20 udhëtarëve. Kjo kompani edhe më herë ka dëbuar nga avioni një çift myslimanë që do të udhëtonin nga Ohaio për në Francë, me pretekstin se në bisedimet mes tyre kanë përdorur fjalën Allah.

6 COMMENTS

Comments are closed.