Siç duket qeveria Rama është përfshirë në skandale të shumta seksuale, ku disa janë bërë publike e disa të tjera akoma nuk kanë shpërthyer.

Politika në vend është drejt tronditjes së madhe. Përveç kriminalitetit dhe korrupsionit që po flitet gjerësisht tanimë në skenë po dalin skenare të reja, që mund të ndryshojnë rrjedhën e qeverisë dhe politikës në përgjithësi. “Skandalet seksuale” janë ato që publiku është më i ndjeshëm, dhe qeveria është përfshirë këmbë e kokë në to.

I ftuar në emisionin “Opinion” Artur Zheji ka deklaruar se egziston  një video që tregon një ministër duke kryer mardhënie seksuale, madje Zheji ka deklaruar se egzistojnë dy video të tilla me dy minsitra të ndryshëm.

“Janë dy video të ndryshme. Një video që është regjistruar jashtë vendit dhe një video që është  regjistruar në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy ministra dhe jo për një”, është shprehur Zheji.

Në vijimësinë e deklaratës së tij Zheji ka treguar se këto video po përpiqen të manipulohen , e të blihen me shuma  marramendëse, që të mos publikohen.

Këto shuma sipas tij kalojnë shifrën e  2 milion eurove.//Gazeta Impakt

3 COMMENTS

Comments are closed.