Nga Karl Sharro*

E dashur Amerikë,

E kemi parë me shumë interes dhe kureshtje dramën e zgjedhjeve tuaja presidenciale. Është e vështirë të mos vërehen shumë prej ngjashmërive mes vendeve tona. Nga protesta e zjarrtë ditën e inaugurimit dhe mosmarrëveshjet e ashpra mbi madhësinë e turmave, tek ndërhyrja e shërbimit informativ në politikë dhe rritja e ekstremistëve të krahut të djathtë, duket se je duke udhëtuar shumë në drejtimin tonë – dhe në të njëjtën kohë, si ne, je duke u bërë një objekt kurioz për korrespondentët e huaj, të cilët duke u përpjekur t‘i shpjegojnë botës se çfarë po ndodh në rajonin tuaj.

Ju mund të jeni e shqetësuar për shkak të drejtimit që keni marrë, por ne nuk jemi! Ndoshta ky do të jetë shansi për të lënë mënjanë dallimet tona, dhe të pranojmë se

sa të ngjashëm jemi. Le t’ia nisim nga fillimi. Gjatë fushatës ne u befasuam kur mësuam ndikimin që kreu i mukhabarat-it amerikan (sigurimi i shtetit, d.m.th FBI-ja tuaj) mund të ushtrojnë mbi procesin zgjedhor, thjesht duke zgjedhur të ndjekë një linjë të caktuar hetimi.

Siç mund ta dini, ky ka qenë një tipar konstant i politikës sonë që nga pavarësia.

Befasia jonë u kthye në habi, kur filluam të jemi dëshmitarë të një konflikti në lulëzim, ndërmjet presidentit të atëhershëm të zgjedhur dhe Mukhabarat-it amerikan, një tjetër tipar i rëndësishëm i politikës arabe. Në krye të kësaj, filluam të dëgjojmë raporte mbi ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet tuaja, për të cilat disa thonë se mund të kenë ndikuar në rezultatin final të procesit.

Natyrisht, ne jemi mjaft të njohur edhe me këtë lloj situate, jo më pak për shkak të përpjekjeve të administratave tuaja gjatë dekadave të shkuara. E megjithatë, na erdhi si surprizë kur dëgjuam të flitet për “duar të huaja” dhe “axhenda sekrete” në një vend si Amerika. Na vjen keq. Në anën e ndritshme, ky qe edhe momenti kur filluan të përhapen teoritë e konspiracionit.

Ju na njihni; ne jemi mjaft të dhënë pas teorive konspirative – veçanërisht kur ato kanë

të bëjnë me komplote nga fuqitë e jashtme – dhe e konsiderojmë veten specialist të këtij zhanri. Komplotet tuaja janë paksa të koklavitura, duhet të pranojmë, por meritojnë notën më të lartë sa i përket nivelit të kreativitetit.

A qe zgjedhja e Trampit një komplot rus? A ishte akuza për një komplot rus, një komplot liberal për të penguar hyrjen e Tramp në Shtëpinë e Bardhë? A lejoi Mukhabarat-i rrjedhjen e qëllimshme të informacionit për të dëmtuar Trampin? A qe mbulimi mediatik i teorive të konspiracionit të Mukhabarat-it mbi Trampin, pjesë e një teorie komploti liberale për ta rrëzuar? Këto teori janë të gjithë kaq komplekse dhe të hapura, ashtu si tonat.

Gjërat filluan të bëhen edhe më interesante, kur liberalët e tu filluan të mblidhen rreth degës heroike të Mukhabarat-t, CIA, në mënyrë që të shmangnin kërcënimin e ekstremistëve në pushtet dhe ndërhyrjen e jashtme nga Rusia. Ju do na kujtoni se kemi pasur përvoja të ngjashme vitet e fundit në Egjipt, Tunizi dhe Siri, dhe se mbetëm të zhgënjyer kur bota nuk e kuptoi pozicionin tonë.

Megjithatë, ne kemi dëshmuar shfaqjet publike të afinitetit për sigurinë shtetërore, gardianët e iliminuar të kombit. Kohët e fundit, madje kemi filluar të dëgjojmë edhe zëra rreth “shtetit të thellë” Amerikan. Tani edhe kjo është gjithashtu diçka me të cilën ne jemi familjarë, dhe ajo ngre kaq shumë perspektiva interesante.

A do të përpiqet shteti i thellë të largojë presidentin e ri? A do tentojë gjyqësori të bllokojë programin e tij politik? Cilën anë do të mbajë ushtria? A do të fillojnë korrespondentët e huaj të flasin mbi “organet hije të shtetit amerikan”? Si do

ta përdorë Hollivudi, krahu argëtues i shtetit të thellë, fuqinë e tij për të kundërshtuar presidentin? Ne jemi të trullosur nga padurimi.

Dhe meqë ra fjala tek ushtria, ndërsa ne qemë pak të zhgënjyer në fillim kur pamë se presidenti nuk kishte një sfond ushtarak, ai shpejt u zhvendos për ta korrigjuar atë duke emëruar një numër gjeneralësh në pozita të larta në administratë. Ne shpresojmë që ata të marrin pjesë në mbledhjet e kabinetit me uniformat e tyre; ka diçka shumë qetësuese tek udhëheqësi i kombit që rrethohet nga njerëz me uniforma ushtarake – mjafton të kini parasysh Sadam Hyseinin.

Trampi është qartazi dashnor i shfaqjeve të mëdha ushtarake. Marshimi ushtarak në Pennsylvania Avenue. Avionët ushtarakë që fluturonin mbi Nju Jork dhe Uashington DC gjatë paradës. Këtu dikush kupton realisht se si mendojnë se liderët e mëdhenj. (Ne mund t’i rekomandojmë rrobaqepës të shkëlqyer, për t’i qepur një uniformë ushtarake elegante).

Falë presidentit të lajmeve, ne mund të përdorim tanimë termin “regjim amerikan” vendi juaj e ka fituar plotësisht këtë titull. Natyrisht, një aspekt tjetër i rëndësishëm në këtë transformim, është qëndrimi përbuzës i presidentit ndaj mediave. Ngjashmëri të lezetshme. Nga fajësimi i shtypit për angazhim në komplotet e fshehta për të minuar atë, tek kërcënimi për aksesin e tyre në pallatin e tij në Shtëpinë e Bardhë, deri tek refuzimi për të pranuar pyetje nga gazetarë të caktuar, Presidenti Tramp na kujton disa prej liderve tanë.

Në fakt, një lider arab që ankohet mbi mbulimin mediatik të CNN-it, është tipikisht një element kryesor i jetës sonë politike. Kjo mori një kthesë interesante të shtunën e shkuar, kur presidenti akuzoi mediat e për stisjen e konfliktit të tij me Mukhabarat-in dhe ministrin e tij të Informacionit, Shon Spajser, që fshikulloi median për raportimin e madhësisë së turmës gjatë cëremonisë së inagurimit presidencial.

Kërcënimet jo aq të fshehura nga presidenti dhe zotit Spajser ndaj mediave, janë shumë në frymën e qeverisjes arabe. Ne jemi duke pritur të shohim se si saktësisht Presidenti Tramp, ka në plan të merret me një shtyp të bezdisshëm dhe të lodhshëm. Deri më tani, ai na kujton presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili ndoshta më shumë se çdo lider tjetër ka qenë në krye të lëvizjes për t’i treguar shtypit vendin e vet.

A do të vazhdojë ai të të ndjekë shembullin e zotit Erdogan, në reduktimin gradual të lirisë së shtypit, apo do të zgjedhë qasjen arabe, duke zëvendësuar të gjitha mediat në një apo dy organe shtetërore? Megjithëse, momenti kur ndjemë një solidaritet të vërtetë me popullin amerikan, ishte kur filluam të dëgjojmë gazetarët e BBC-së të flasin për qytetarët tuaj me tonin përkrahës që ata normalisht përdorin për Lindjen e Mesme. Korrespondentët u dërguan në qoshet e largëta të Shteteve të Bashkuara, për të biseduar me fermerët dhe punëtorët e fabrikavr, në përpjekje për të kuptuar se si ndjehen, dhe bënin pyetje mospërfillëse.

Unë vij nga British Broadcasting Corporation, a e njihni BBC? Ku informoheni? A ndjeheni të zemëruar? A luan feja rol në mënyrën se si po votoni? (E vetmja gjë që mungonte qenë fotografitë e njerëzve me bojën blu në gishtin e tyre, ju lutem konsideroni përdorimin e kësaj praktike në të ardhmen).

U fol gjithashtu edhe për bastione rurale dhe urbane. Ndarje të thella sociale dhe gjeografike, origjina e të cilëve shkon pas në kohë. Ata nuk janë tamam ndarje fisnore, por qenë gjithësesi më shumë se sa sektarizmi i mjaftueshëm fetare dhe politik për të ndezur interesin tonë. Kush janë liberalët dhe konservatorët, dhe si filluan mosmarrëveshjet mes tyre?

Cili është dallimi ndërmjet të djathtës alternative dhe Tea Party? Cila është origjina e skizmës ndërmjet neo-konservatorëve dhe paleokonservatorëve? Ishte hipnotizuese, të shihje korrespondentë e huaj teksa përpiqeshin të shpjegonin dallimet.

Dhe pastaj ndodhën trazirat. Në prag të inaugurimin, filluam të dëgjojmë mbi protestat

e të rinjve kundër regjimit të ri. E pra! Ky është kufiri mbi në plagjiaturën tanimë. Ju lutemi shkruajini vetë komplotet tuaja dhe mos merrni më hua tonat.

Edhe pse, ne zakonisht presim që liderët të marrin pushtetin para se të fillojmë të protestojmë; e përlqejmë qasjen tuaj revolucionare parandaluese. Dhe inaugurimi, qe

një shfaqje spektakolare:protesta, trazira, gaz lotsjellës – kishte të gjithë përbërësit e nevojshëm të një revolucioni arab.

Ne pamë imazhet e dritareve të thyera në Bankën e Amerikës, dhe një limuzinë të zhytur në flakë. Black Block la mesa duket vulën e vet në këto protesta. Dikush dogji një portret të zotit Tramp dhe një flamur amerikan. (dakord kjo ndodhi në Kanada, e megjithatë vlen të përmendet). Ne shohim sesi më shumë nga ato momente që u kapën në kamera, u shndërruan në fotove që ilustronin esetë në shtypin e huaj.

Edhe pse, nëse doni që këto protesta të jenë spektakle të suksesshme, më poshtë po japim disa këshilla të rëndësishme:Përdorni median sociale, dhe flisni për rëndësinë e Tëitter-it dhe Facebook-ut në përhapjen e protestës së lëvizjes. Sigurohuni që të theksoni se lëvizja juaj është pa udhëheqës dhe organike.

Vini në dukje faktin se nuk i përkisni asnjë prej partive politike tradicionale, apo se nuk keni ideologji të njohura. Dilni me slogane që tërheqin masat . Dhe mbi të gjitha, sigurohuni të theksoni se jeni ju të moderuarit . Gazetarët dhe analistët pëlqejnë të dëgjojnë gjëra të tilla, sikurse i zbuluam vetë gjatë protestave tona.

Dhe kinin kujdes me marrjen e ndihmës nga fuqitë e jashtme. Ne dëgjojmë se si Kanadaja ashtu edhe Meksika, mund të përpiqen të ndërhyjnë në politikën tuaj të brendshme. Me rusët tashmë të përfshirë, kjo situatë premton të formësohet deri në një konfrontim ndërkombëtar. Jini e përgatitur për një përmbytje artikujsh nga think-tank të ndryshme, në lidhje me atë nëse ndërhyrja në SHBA qe e drejtë apo e gabuar, nëse ndryshimi i regjimit mund të ndodhë shpejt, nëse konfrontimi aktual do të shndërrohet në një konflikt të zgjatur, apo nëse në plan është një luftë me prokurë.

Fjalë paralajmëruese, para se të hysh në këtë shteg. Ne e provuam vetë revolucionin, dhe nuk funksionoi aq mirë. Ndoshta ju duhet vetëm të përshtateni me jetesën nën regjimin e ri. Na thoshit gjithmonë se qënia e një njeriu të dorë së fortë në krye, është zgjidhja më e mirë për vendet arabe, përndryshe do të kishte kaos. Fundja, populli amerikan nuk është ndoshta gati për demokracinë. Përballu me këtë situatë Amerikë, ju dukeni tanimë si një vend arab.

Sinqerisht,

Bota Arabe

Karl Sharro është arkitekt, satirist dhe komentator për Lindjen e Mesme / Politico

4 COMMENTS

Comments are closed.