Nuk është diçka e pazakontë që gjërat të nxehen në emisionin britanik të Jeremy Kyle. Por sot prezantuesi përfundoi në dysheme pasi u përfshi në një sherr midis dy motrave, të ftuara në shfaqje.

Drejtuesi i emisionit, 51 vjeç, në fillim prezantoi Emmën e cila donte të konfrontohej me motrën abuzive dhe hakmarrëse, Kelly, në segmentin : “Do ta vërtetoj që ne nuk jemi motra – mund të ma vërtetosh që nuk je e droguar?”

Vetëm pak momente para se të shpjegonte situatën midis dyshes, Kelly vrapon drejt Jeremy dhe e hedh në tokë, ndërkohë që ai ishte ulur pranë Emës.

Megjithatë, në momentin kulmor, kamera filmoi fytyrat e shokuara të audiencës dhe jo të gjithë skenën, gjë që i la shikuesit të zhgënjyer.

https://youtu.be/BVnjYb1usC4

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/e-ftoi-ne-emision-por-e-ftuara-hedh-prezantuesin-ne-toke-video/ […]

Comments are closed.