Fjala është për vajin e ullirit, të cilin jemi shumë të sigurt se tani e keni në kuzhinë, mirëpo deri tani mbase e keni përdorur vetëm për fytyrë, flokë dhe gatime.

Masazhi i sisëve me vaj ulliri është teknikë e shkëlqyeshme shtëpiake për forcimin e tyre, duke pasur parasysh që ai është i pasur me antioksidantë dhe me thartira yndyrore, të cilat mund “të eliminojnë” dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira dhe të pengojnë lëshimin e mëtejshëm.

E gjitha që duhet të bëni është që të fërkoni pak vaj ulliri në shuplakë derisa ta ngrohni,  transmeton Telegrafi. 

Masazhi i sisëve me lëvizje rrethore në drejtimin lart dhe madje përafërsisht 15 minuta, në mënyrë që të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të stimuloni rigjenerimin e qelizave.

Për rezultate maksimale, zbatoni këtë teknikë 4 deri 5 herë në javë.

Edhe pse forma e gjinjve nuk mund të ndryshohet edhe me ndihmën e masazhit, muskujt e gjoksit mund të forcohen, me ç’rast edhe gjinjtë do të duken më bukur.

Nëse keni probleme hormonale ose gjenetike prapa gjoksit të vogël, konsultojeni mjekun tuaj.

Let’s block ads! (Why?)

7 COMMENTS