Tani pas zbulimit të e-maileve që e bënë kryetaren e Komitetit Kombëtar Demokratik, Debbie Wasserman Schultz, të përshkallëzonte rolin e saj të diskutueshëm deri në minimin e standarteve të fushatës presidenciale, Julian Assange është duke u përgatitur për të zbuluar edhe më e-maile. Kësaj rradhe, ai thotë se e-mailet do të sigurojnë një dëshmi të mjaftueshme për të paditur Hillary Clinton. Assange bëri gjithashtu të qartë se nuk ka asnjë dëshmi të përfshirjes së Rusisë në vjedhjen e e-maileve, pavarësisht pretendimeve të fushatës Klinton.

‘Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është ende i fshehur në Ambasadën e Ekuadorit këtu në Londër, por edhe një herë ai është duke na vërtetuar se nuk po qëndron atje ulur duke tundur zinxhirët,’ thotë Laura Smith në lidhje direkte me RT nga Londra.

‘I pangopur nga zbulimi i 20.000 e-maileve që i përkasin Komitetit Kombëtar Demokratik (DNS), Assange thotë se do të zbulojë ende e-maile, që do të sigurojnë dëshmi të mjaftueshme për të parë Hillary Clinton të arrestuar,’ shton ajo.

Assange po shpërndan një seri intervistash, në të cilat, sipas tij, nuk ka asnjë provë se e-mailet që ai ka zbuluar të kenë ardhur nga burime ruse. Serveri i DNS-së, sidoqoftë, nuk kishte qenë i vështirë për t’u hakuar.

‘Kur fushata Klinton tha se kishte prova që e-mailet janë vjedhur nga Rusia, Assange tha se nuk e dinte për cfarë po flisnin ata, por jo për e-mailet e zbuluara prej tij të paktën,’ citon Smith.

Në fakt, ai është pak i tërhequr në lidhje me gjithë këtë; sigurisht, Wikileaks preferon të krijojë dykuptimësi në lidhje me burimet e e-maileve, dhe është shumë i kujdesshëm në ruajtjen e tyre. Assange shpreh se nuk ka shumë rëndësi burimi i e-maileve. Ajo cka ka rëndësi është përmbajtja e tyre.

‘Ai thotë se fushata Klinton po përdor informacion në lidhje me veprat e së shkuarës, në mënyrë që të devijojë vëmendjen nga përmbajtja e vërtetë e atyre e-maileve. Por edhe kjo taktikë devijuese në vetvete ngre pyetje. Klinton është duke u prezantuar me skandale politike, dha gjithcka bën ajo, është të fajësojë rusët, të fajësojë kinezët,’ thotë Smith.

Në lidhje me përmbajtjen e e-maileve që pritet të zbulohen, Assange cek se do të kenë lidhje me një marrëveshje të fshehtë të Partisë Demokratike për të shpëtuar nga Bernie Sanders. Ai argumenton se Klinton mund ta ketë fituar tashmë nominimin, por nominimi i saj nuk ka absolutisht asnjë legjitimitet politik.

Wikileaks pritet të shpërndajë e-maile që sipas Assange do të jenë gozhda në arkivolin e Hillary Clinton. / Gazeta Impakt

Burimi: RT

7 COMMENTS

Comments are closed.