Pra, sa shpejt ecni kur gjendeni në këmbë apo ulur? Me fjalë të tjera sa shpejt lëviz Toka ku ne jetomë? Natyrisht, vëzhguesve rastësorë iu duket se Dielli dhe yjet janë ata që bëjnë lëvizje rreth Tokës, përkatësisht ditën dhe natën. Megjithatë edhe planeti ynë rrotullohet rreth boshtit të vet një herë në ditë – dhe të gjithë ne që jetojmë mbi sipërfaqen e Tokës jemi duke lëvizur së bashku me të. Pra, me sa shpejtësi Toka rrotullohet rreth vetes?

Për të bërë një rrotullim të plotë në 24 orë, Toka duhet të lëvizë me një shpejtësi prej afro 1000 miljesh në orë – nëse ju ndodheni pranë ekuatorit. Shpejtësia reduktohet kur ju lëvizni drejt veriut. Megjithatë përveç rrotullimit rreth boshtit të saj, Toka sillet ndërkaq edhe rreth Diellit. Përderisa  jemi rreth 93 milionë milje nga Dielli, na duhet 365 ditë për kryer një rrotullim të plotë rreth tij.

Pozicioni i plotë i orbitës së Tokës është afërisht 600 milionë milje (970 milionë km). Për ta përshkuar këtë rreth të madh brenda një viti, nevojitet një shpejtësi prej 66.000 miljesh në orë. Me këtë shpejtësi, ju mund të shkoni nga San Françisko në Uashington për 3 minuta!/

4 COMMENTS

Comments are closed.