Një rast i veçantë i ka ndodhur një qytetari ditën e sotme në Tiranë, pranë rrugës “Mine Peza”.

Ai kishte parkuar makinën e tij për disa orë, dhe kur kthehet e gjen xhamin e pasëm të thyer. Ajo që e habiti më shumë, ishte se tek makina gjeti një letër me shkrim dore me shënimin “më merr për xhamin” dhe me një numër telefoni. Pasi i telefonoi numrit, një zotëri i thotë ta presë aty. Nuk vonon shumë dhe ai shfaqet para makinës duke i kërkuar ndjesë dhe duke marrë përsipër përgjegjësinë, e informon se xhami që thyer prej tij aksidentalisht pasi i kishte rënë kaçavida nga ballkoni. Kjo ngjarje është raportuar nga Jeta osh Qejf.

Më pas mori përsipër të gjithë vlerën e dëmit dhe e pagoi. Më poshtë raportimi i qytetarit:

Sot ne pasdite kisha parkuar makinen te mine peza, dhe kur kthehem shof qe ishte thyer xhami. Te parakolpi shof nje leter qe lexonte “me merr per xhamin” dhe numri i telefonit. Kur e telefonoj me tha ta prisja aty dhe kur vjen me thot qe i kishte ren kacavida nga ballkoni te xhami i makines. Pastaj tha qe te pyes per xhamin dhe do ti mbulonte te gjitha shpenzimet. Pyeta per cmimin e xhamit dhe ashtu beri. Te gjitha leket i pagovi. Jam shum i impresionuar qe ka akoma njerez kaq te mir.

5 COMMENTS

Comments are closed.