Rich McKinless, një republikan që nuk ka votuar as për Hillary, Bill apo Barack, ka bërë zakon që të mirëpresi familjet myslimane, që kanë nevojë për strehim.

“Ne jemi të bekuar që kemi 4 fëmijë, dhe kur ata u larguan, ne kemi më shumë vend për ata që kanë nevojë,” – tha banori i Northern Virgina për Brooke Baldwin.

Vajza e tyre, Ashley bëri një artikull online ku fliste për urdhrin ekzekutiv të Trump dhe tregon për mënyrën se i dukej e çuditshme kur në shtëpinë e tyre nuk jetonte një kushëri apo një mik.

“Kam mësuar se të përshëndesësh një të huaj nuk është detyrim. Është me të vërtetë një kënaqësi, një mundësi për të mësuar rreth njerëzve që janë të ndryshëm nga ti, dhe të krijosh miqësi të përjetshme,” – tha vajza e McKinless.

Familja McKinless është e besimit të krishterë, por kjo nuk i pengon që të mbajnë myslimanë në shtëpinë e tyre.

5 COMMENTS

Comments are closed.